Drejtoria Koordinuese Serbe
Drejtoria Koordinuese Serbe (në serbisht: Координациона управа Koordinaciona uprava ) është një autoritet i cili është përgjegjës për lëshimin e pasaportave serbe[1] për shtetasit serbë që banojnë në Kosovë.
Përmbledhje
RedaktoNë procesin e dhënies së udhëtimit pa viza në Zonën Shengen, Bashkimi Evropian i kërkoi Serbisë që të krijojë një autoritet të tillë të veçantë për qytetarët e saj që banojnë në Kosovë, pasi Bashkimi Evropian e konsideronte të pamundur për Serbinë të vlerësonte lëshimin e dokumenteve burimore origjinale të nevojshme për të aplikuar për pasaportë dhe integritetin e procedurave të aplikuara nga Serbia për të kontrolluar vërtetësinë e dokumenteve të ofruara nga aplikantët për këtë qëllim.[2] Në korrik 2009, Serbia themeloi Drejtorinë Koordinuese Serbe.
Pasaportat serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe nuk i lejojnë mbajtësit të hyjë në zonën Shengen pa vizë, edhe për një qëndrim më pak se tre muaj brenda gjysmë viti; as pasaportat kosovare. Një privilegj të tillë e gëzojnë shtetasit serbë me pasaporta të lëshuara nga autoritetet tjera.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kako do biometrijskih dokumenata ako sam stanovnik Kosova i Metohije?". Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 19 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Report of the European Commission on the visa freedom roadmap for the Western Balkans