Drejtoria e Sigurisë Publike
Drejtoria e Sigurisë Publike e Jordanisë, ose DSPJ (Arabisht : مديرية الأمن العام) është një agjenci e sigurisë publike e Mbretërisë Hashemite e Jordanisë, e cila është nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme të vendit.
Sfondi
RedaktoZbatimi i ligjit në Jordani është nën kompetencën e Drejtorisë së Sigurisë Publike (e cila përfshin rreth 40,000 persona).[1] Policia kombëtare jordaneze është në varësi të Drejtorisë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme.[1] Forca e parë policore në shtetin jordanez, u organizua pas rënies së Perandorisë Osmane më 11 prill 1921.[2] Ali Kulqi Pashë Alsharairi u emërua si komandant i parë i forcave të sigurisë dhe si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare (ministër) në qeverinë e parë të Transjordanisë.[2] Forca e parë e sigurisë përbëhej nga batalioni i xhandarmërisë dhe regjimenti i xhandarmërisë, regjimenti rezervist, rregulltarët dhe forcat e patrullimit të shkretëtirës.[2] Deri në vitin 1956, detyrat e policisë kryheshin tërësisht nga Legjioni Arab dhe Forcat Kufitare Transjordaneze. Pas arabizimit në vitin 1956 të komandës së ushtrisë jordaneze, u krijua Drejtoria e Sigurisë Publike.[1]
- ^ a b c "لمحة عن المركز" (në arabisht). Public Security Directorate. 3 janar 2010. Marrë më 12 mars 2016.
- ^ a b c Rodney Carlisle (26 mars 2015). Encyclopedia of Intelligence and Counterintelligence (në arabisht). Routledge. ISBN 9781317471776. Marrë më 28 maj 2016.