Driant Zeneli (1983) ka lindur në Shkodër, por jeton dhe punon në Romë.

Në vitin 2011 përfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Venecias. Në vitin 2008 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Artit Kontemporan, “Onufri” dhe një vit më pas, fitoi Çmimin e Artistit më të Mirë të Ri Evropian në Trieste. Ai ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare si : Viafarini, Milano (2014) ; GAM, Torino (2013) ; Bienalja e Shtëpisë së Bardhë, Athinë (2013) ; KCCC, Klapeda (2013) ; ZKM, Karlsruhe (2012) ; MUSAC, Castilla León (2012) ; TICA, Tirana (2012) ; Bienalja e Pragës (2011) ; Project Space, Bejrut (2011) ; Trongate 103, Glasgou (2011) ; Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2010) ; Muzeu i Artit Kontemporan “Villa Croce”, Xhenoa (2009) ; Studio Tommaseo, Trieste, (2009) ; Galeria Kombëtare e Tiranës (2008).