Drinasa
degë e Drinit
Drinasa ose Drinazi është një degë e Drinit që derdhet bashkë me derdhjen e Kirit në Bunë. Para shekullit të 20-të, shtrati i Drinasës ka qenë i thatë (shih figurën). Shtrati i saj u mbush sërish si pasojë e tërmetit të vitit 1905, i cili devijoi një pjesë të Drinit nga Deja. Drinasa ka një gjatësi prej 11 km.