Lumi i Bunës

lumë në Shqipëri dhe Mal të Zi
(Përcjellë nga Bunë)
This is the stable version, checked on 15 prill 2023. 2 pending changes await review.

Lumi Buna (latinisht Barbana, malazisht Bojana) buron nga Liqeni i Shkodrës dhe derdhet në Detin Adriatik. Buna është i vetmi emisar (kanal nëpër të cilin derdhet në det uji i një liqeni) i Liqenit të Shkodrës. Pas fshatit Samrisht, Buna kthehet në kufi shtetëror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Grykëderdhja e Bunës
Buna nga Kalaja e Shkodres

Përshkimi

Redakto

Buna krijohet pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Ajo në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.

 
Rrjedha e Bunës

Veçoritë

Redakto
 
Buna

Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimë mesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturë mesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0 °C deri në -4 °C. Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë. Në deltën e tij ndodhet ishulli Ada, i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Ada dhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. Ishulli Franc Jozef dhe ishulli pa emër të cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimisht merr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga Lumi Moraça që ndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur Lumi i Cemit, në Shqipëri. Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Buna bashkohet me lumin Drin. Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalësalpet shqiptare, Valbona në verilindje të Shqipërisë, Drini i BardhëKosovë dhe Drini i ZiMaqedoni. Ky i fundit del nga Liqeni i Ohrit, i cili siç dihet fumizohet me ujë nga Liqeni i Prespës. Në pjesën fundore të Drinit derdhet Lumi Kir i cili buron nga Dukagjini. Siç shihet, Lumi Buna merr ujë nga një rrjet hidrografik shumë kompleks, që shtrihet gati në 1/5 e Gadishullit të Ballkanit, në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

Lundrimi

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Lundrimi në Bunë

Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm, ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor. Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbi nivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër i madh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës me gjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km. Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi, nëpërmjet Vijës së Shëngjergjit.

  • Nga rrjedha, gërryerja e pakët (0,12 m/km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumi Drin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj.
  • Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bën këtë lum të jetë me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
  • Me këtë lum lidhet liqeni me detin, për këtë disa peshq vijnë nga deti duke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët.
  • Risurset e lumit janë pra peshqit: krapi, qefujt, karasi, njala, kubla, blini

Mbi lumin Buna gjenden tre ura, dy në Shqipëri dhe një në Malin e Zi.

Emri Fotografia Viti i ndërtimit Gjatësia Gjërësia Lartësia Shënime
Ura e Vjetër e Bunës
 
1889 166 m Ura e vjetër është monument kulturor, dhe është e hapur vetëm për këmbësorë.[1]
Ura e Re e Bunës
 
2011 275.5 m 13.5 m 6 m
Ura e Adës së Bunës
 
1987 Urë mbi degën perëndimore të Bunës, që lidh Ulqinin me Adën e Bunës.
Projekti i urës Velipojë - Ulqin
 
2024(viti i planifikuar i hapjes) 310 m 17 m 10 m Projekt ndërqeveritar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë për ndërtimin e një ure mbi lumi Buna që do lidh Ulqinin me Velipojën.[2]

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Mbyllet Ura e vjetër e Bunës". Telegrafi. 2011-06-09. Marrë më 2022-06-19.
  2. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).