Lumi i Drinit

lum në Shqipëri, Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë
(Përcjellë nga Drini)
This is the stable version, checked on 31 gusht 2021. Template changes await review.

41°45′2″N 19°34′19″E / 41.75056°N 19.57194°E / 41.75056; 19.57194

Lumi Drin nga ajri
Lumi Drin nga ajri

Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19-të.

Burimet

Redakto
 
Ujdhesa e Drinit në veri

Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, në Radavc , përshkon Rrafshin e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës, i matur si degë kryesore ai është 160 km, gjithësesi bashkë me degën më të gjatë të tij lumi arrin një gjatësi prej 335 km. Drinit të Zi që buron në Strugë, Maqedonia e Veriut, nga pjesa veriore e Liqenit të Ohrit, i cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibrës).

Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, Lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoninë e Veriut. Në pjesën fundore Drinit i bashkohet edhe lumi i Kirit që buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.

Rrjedha

Redakto

Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tre hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi dhe Fierzë, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, rrjedhë drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, dhe Pale Lalej. Në Vau Dejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug - përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet drejtpërdrejt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhe më 1858 që ja ndryshoi rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga volumi pas Bunës, por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugut për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug të Lezhës hyn në një zonë kënetore e më tej derdhet në Adriatik.

 
Drini i Zi: Derdhja nga liqeni i Ohrit

Ekonomia

Redakto

Lumi i Drinit është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pasi është burimi kryesor i energjisë për vendin. Katër hidroçentrale janë ndërtuar përgjatë rrjedhës kryesore të Drinit të cilët janë më të mëdhenjtë e vendit me një kapacitet të instaluar prej 1200MW. Këto vepra po ashtu kanë edhe liqene artificiale, më i madhi është Liqeni i Fierzës me sipërfaqe prej 73 km2 i cili është liqeni artificial më i madh në vend. Këto liqene përveç përfitimit ekonomik direkt me energji kanë edhe efekt rregullator në prurjen e lumit dhe në parandalimin e përmbytjeve.

Galeria

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lexim i mëtejshëm

Redakto
  • Nëpër viset e Drinit : shënime udhëtimi të vitit 1863 nga Johann Georg von Hahn; Pjetër Rodiqi; Filip Rrumbullaku