Dritëro, Kohës i falemi për këtë ditar

Dritëro, Kohës i falemi për këtë ditarkujtime me Autor: Marash Hajati. Shtëpia Botuese: "ERIK". Faqet e librit 168.

Një libër me kujtimet më të bukura studentore me Dritëro Agollin nga Marash Hajati, publicisti dhe gazetari i mirënjohur. Libri ka në qendë të tij mjaft kujtime të Marashit me shokun, mikun, bashkëstudentin, poetin, shkrimtarin, njeriun e nderuar dhe të respektuar, të pagëzuar prej shumëkujt si “Kolosi i letrave shqipe” Dritëro Agollin.

Gjithçka në këtë libër është një copë e vogël e asaj jete, që ruan në vetvete përmasat e mëdha të një miqësie e shoqërie, që nuk gjenden kufij që ta rrethojë. Ky libër është një ditar, i ngjeshur si gishtat e dorës me ngjarje, rrëfime, çaste gazmore, të thëna e të pathëna për miqësinë që nuk do të reshtë kurrë, dhe për botën e paçmuar të njeriut të madh.