Dritan Kiçi, lindi më 23 prill të vitit 1967, është një shkrimtar, publicist dhe filantropist. Ka lindur në Elbasan. Ka qenë redaktori themelues dhe kryeredaktori i revistës PC World Albanian, pozicion në të cilin kaqenë deri në maj 2009. Më pas ka punuar si president i Radical Multimedia dhe drejtues i serialit edukativ televiziv "Kompjuteri im", në platformën Digitalb. Në maj 2007 u zgjodh në Bordin e Drejtorëve të International Stuttering Association, ku aktualisht mban një vend në Bordin e Këshilltarëve.

Dritan Kiçi
Fotoporteti
Emri Dritan
Mbiemri Kiçi
Lindur më 23 prill 1967
Kombësia shqiptare
Profesioni gazetar

Kiçi është gjithashtu Kryetar i Klubit Qytetar Shqiptar, një organizatë e impenjuar me të drejtat e qytetarëve dhe qeverisjen me seli në Bruksel.

Në vitin 2002 ka botuar albumin muzikor “Zemër”. Në vitin 2004 botoi librin “Belbëzimi, shkaqet, pasojat dhe mundësia e korrigjimit”. Si kërkues në fushën e komunikimit ka shkruar artikuj të shumtë shkencorë rreth komunikimit dhe veçanërisht në drejtim të trajtimit të belbëzimit.

Lidhje të jashtme Redakto

Shih edhe Redakto