Drizar

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Fierit
(Përcjellë nga Drizari)

Drizari është një fshatkomunën Kutërrethin e MallakastrësShqipërisë. Ai është një nga 58 fshatrat e rrethit të Mallakastrës. Fshati ka qenë i banuar nga fisi ilirBylinëve që prej kohëve të lashta që në shek. III p.e.s. [1]

Drizari

Pozita gjeografike

Redakto

Drizari shtrihet në një zonë kodrinore dhe zë një sipërfaqe 18-20 km2.  Gjatësia e tij mesatare perëndim-lindje është 8 km dhe mesatarja veri-jug 3 km. Lartësia mbi nivelin e detit është 380-400 m. Në veri kufizohet me Kremenarin dhe në veriperëndim me Klosin. Me Kremenarin ndahet nga rrjedha e Përroit të Thatë dhe me Klosin ndahet nga rrjedha e poshtme e Plovlës, e cila është 7 km.

Nga lindja kufizohet me Fratarin dhe në juglindje me Kutën. Fshati përbëhet nga kurrizi malore të cilat përshkohen nga përrenj të shumtë. Drizari është i pasur me burime të cilat burojnë nga thellësitë e përrenjve.

Klima në Drizar është e butë në të cilën ndikojne disa faktorë gjeografikë dhe pozicioni afër i tij afër detit. Vera është e nxehtë me ndriçim diellor prej 2757.8 orë në vit. Dimri është i lagësht, me një sasi reshjesh 900-1030 m/m në vit, bora është e rrallë. Fshati Drizar ka një temperaturë mesatare vjetore prej 16-17 gradë Celcius, kurse ajo minimale nuk bie nën -13 gradë Celcius, maksimalja shkon deri në +40 gradë Celcius.

Bimësia

Redakto

Bimësia që mbizotëron janë shkurre mesdhetare, si: perralli, driza, dafina, xinailqet, mereti, etj.

Kafshët që rriten aty janë dythundrakët, si: lopa, delja dhe dhia, kurse njëthundrakët janë: kali, mushka, gomari. Nga shpendët më të përhapurat janë: pula e fushës dhe gjeli i detit, kurse të egrat janë: thëllëza, pëllumbi, mëllenja, bilbili, grifsha, etj.

Origjina e popullsisë së Drizarit

Redakto

Nga burime statistikore, në shek. XIX kanë banuar 136 kurorë në 60-70 shtëpi. Midis viteve 1900 - 1945, banonin në Drizar 800-900 persona në 110 - 115 shtëpi. Në vitet 1946 - 1991, ka patur 1200 - 1350 njerëz në 290 - 300 shtëpi. Në vitet 1991- 2000, Drizari pëson zhvendosjen e shumë njerëzve si emigrantë jashtë shtetit apo imigrim brenda shtetit nëpër qytete të ndryshme për arsye punësimi a banimi. Mosha mesatare e popullsisë gjatë viteve 1975 - 1985 ishte 72 veta të moshës 25-35 vjeç (56.9%). [2]

Referime

Redakto
  1. ^ Skilaksi, Gjeogr. Greek.
  2. ^ Merko, Bajram Idris. Drizarasit, Në Historinë e Luftërave për Liri dhe Pavarësi. Shtëpia Botuese “FLESH”. fq. 8–11.

Shih edhe

Redakto