DuckDuckGo

motor kërkimi në internet

DuckDuckGo është një motor kërkimi internetik që përdor informacion nga burime të shumta, si Wikipedia, Yandex, Yahoo!, Bing dhe WolframAlpha për të marrë rezultatet e tij. Krijuesit e DuckDuckGo.com theksojne se shërbimi internetik mbron privatësinë duke mos regjistruar të dhëna personale të përdoruesve. Kompania është e bazuar në Paoli, Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i kompanisë është i frymëzuar nga loja për fëmijë 'rosë, rosë, patë'. Një pjesë e kodit të DuckDuckGo është software i lirë i shpërndarë në GitHub nën licensën Perl 5.

ReferimeRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto