Dwayne Jones

16 vjeçar, viktimë e krimit të urrejtjes me bazë transfobinë

Dwayne Jones ishte një xhamajkane 16 vjeçare e cila u vra nga një grup personash në Montego Bay në 2013, pasi mori pjesë në një festë, veshur me rroba vajzash. Incidenti mori vëmendje mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe solli një shqyrtim për të drejtat e personave LGBTXhamajkë.

I perceptuar si femëror, Jones mori bullizëm në shkollë ndërsa në moshën 14 vjeçare doli jashtë shtëpie pasi u përzu nga i ati.Ai u zhvends drejt një shtëpie të braktisur në Montego Bay me miq të tjerë transgjinorë. Në mbrëmjen e 21 korrikut 2013 ata shkuan në zonën e Irwin të qytetit si dhe mori pjesë në një festë. Kur disa persona në festë e kuptuan se ai ishte djalë i veshur me rroba vajzash, ata nisën ta sulmonin atë. Jones u rrah, u ther me thikë dhe u qëllua, ai u largua nga jeta në orët e para të mëngjesit. Policia investigoi vrasjen por nuk arrestoi, as nuk dënoi ndokënd për krimin e realizuar , e cila mbetet e pazgjidhur.

Vrasja bëri bujë dhe ishte në kryetitujt e gazetave në Xhamajkë si dhe u raportua edhe në Britani dhe SHBA. Teksa komente të shumta në rrjete sociale e dënonin Jones për provokim në publik të vrasësve të tij duke u veshur si grua, kjo vrasje u dënua nga Ministri i Drejtësisë në Xhamajkë dhe shumë ekspertë të tjerë nga edukimi. Pas sulmit, si organizatat lokale ashtu edhe ato ndërkombëtare të përkushtuara ndaj të drejtave LGBT dhe të drejtave të njeriut në tërësi- midis të tjerash “Human Rights Watch”, “Jamaicans for Justice” si dhe “Jamaican Forum for Lesbians”, “All-Sexual & Gays” i kërkuan llogaridhënie autoriteteve xhamajkane për një investigim të mirëfilltë dhe njohjen ligjore të të drejtave LGBT në ishull.