Dynablaster
Dynablaster (e njohur në origjinalin e saj si Bomberman (Japoni) dhe Atomic Punk (ShBA)) është një lojë arcade tip pazël (ose tipi i lojrave labirint) zhvilluar nga Irem nën lejen e Hudson Soft (firma që mban licencën e lojrave seri me të njëjtin titull), publikuar në vitin 1991.
Dynablaster | |
Titulli | Dynablaster
|
Titulli Alternativ | |
Zhvilluesi | Irem
|
Publikuesi | Hudson Soft
|
Platforma / Konzola | Arcade
|
Lloji i lojës | Labirint
|
Publikuar | |
Lojtarët | 4
|
Për moshen | Të gjitha
|
Formati | Arcade Box
|
Ekrani / Rezolucioni | |
Kontrolli | Joystick 8 drejtimëshe; dy butona gjithësej
|
Sistemi | Arcade
|
CPU kryesore e lojës është: 8 Mhz, ndërsa CPU e zërit është: 3.579545 Mhz, dhe DAC është 3.579545 Mhz[1].
Historia e lojës bën fjalë për një botë futuristike dhe tregohet në dy sekuenca të shkurtra në fillim të lojës. Materiali i mëposhtëm është marrë nga vetë loja: Në vitin 2091 garat midis robotëve kanë fituar shumë popullaritet. Bomberman dhe King Bomber janë bërë skuadra më e mirë e robotëve në të gjithë botën. Një ditë King Bomber kthehet dhe sulmon njerëzimin. Bomberman dhe vëllai i tij Bomberman 2 duhet të përballen me King Bomber dhe të mbrojnë njerëzit. Në fund në se lojtari përfundon me sukses lojën, shpjegohet se King Bomber dhe bashkëpunëtorët e tij, janë dënuar me punë të detyrueshme (pastrim mbeturinash)[2].
Loja mund të luhet nga një deri në katër persona; disa versione lejojnë vetëm dy lojtarë. Dy butona kryejnë të gjitha funksionet në tërësi, vendosjen dhe shpërthimin e bombës (në rast se lojtari zotëron bombën me komandë). Gjatë një niveli lojtari duhet ose mund të mbledhë bonuse që shtojnë numrin e bombave që mund të vendosen (në fillim lojtari zotëron vetëm një të tillë), zgjatjen e rrezes së bombës, 1UP shton një mundësi më shumë dhe shpejtësinë e Bomberman-it që komandohet. Këto cilësi të fituara gjatë një niveli, humbasin krejtësisht gjatë nivelit tjetër. Lojtari duhet të përfundojë me sukses 36 nivele për të përfunduar lojën me sukses. Lojtari nuk mund të klaojë përtej bombave të vëna prej tij ose kundërshtarëve. Lojtari humbet në se preket nga kundërshtarët ose në se digjet nga shpërthimi i bombave në fushë ose në se i mbaron limiti kohor prej 2 minutash.
Kompleks është sistemi i pikëve. Gjatë një niveli të dhënë lojtari gjen bonuse që thjeshtë rrisin rezultatin e pikëve. Marrja e këtyre bonuseve në momentin e shpërthimeve të bombës kur këto godasin objektivat shumëfishon vlerën e bonusit me +1 lojtarë të goditur nga bomba. Gati çdo nivel ka një limit maksimal pikësh që mund të arrihen.
Titulli i lojës shpesh shkakton konfuzion pasi ka pasur edhe versione të tjera me të njëjtin titull pa dalluar njërën apo tjetrën. Një version me të njëjtin titull është lëshuar edhe për konzolën Game Boy (loja e parë e serisë që shfaqet në këtë konzolë) dhe Nes. Këto dy version janë shumë ndryshe nga versioni arcade i Dynablaster. Ndryshime ka edhe midis vetë lojës. Lojtari vendos në se dëshiron lejimin e katër ose 2 lojëtarëve. Në disa versione ekziston edhe mundësia për të luajtur modalitetin VS. (kundra)[3].
Loja ka një bug (defekt) që konstatohet në nivelin 3-6 të lojës. Në se lojtari arrin rezultatin maksimal të pikëve të mundshme brenda nivelit, loja ndërpritet dhe rifillon sërish. Kjo ndodh me një numër të madh versionesh[4].
-
Titulli Dynablaster versioni Evropian.
-
Titulli Dynablaster versioni ShBA.
-
Titulli Dynablaster versioni origjinal.