École de management de Normandie
(Përcjellë nga EM Normandie)
"École de management de Normandie" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Paris, Le Havre, Caen, Oxford dhe Dublin. Ngritur që në vitin 1871.
"EM Normandie" u rendit e 81-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2019-ën nga gazeta "Finacial Times"[1]. "EM Normandie" ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.
Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare EPAS, EQUIS dhe AASCB[2]. Shkolla numëron mbi 18500 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Patrick Bourdet (kreu ekzekutiv i Areva Med-it) dhe Frédéric Daruty de Grandpré (kreu ekzekutiv i 20 Minutes-it).
Referime
Redakto- ^ "European Business School Rankings 2019". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2020. Marrë më 12 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ L’EM NORMANDIE RÉACCRÉDITÉE AACSB POUR 5 ANS