ERA – LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey
ERA – LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey është një shoqatë rajonale e organizatave LGBTI+ nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Shoqata mbledh rreth 25 organizata anëtare që vijnë nga shtete të ndryshme të këtij rajoni si: Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Mal i Zi , Serbi, Slloveni dhe Turqi.[1]
Historiku
RedaktoERA-LGBTI Rights Association for Western Balkans and Turkey është një shoqatë ombrellë për organizatat LGBTI+ në këtë rajon, e cila u themelua në 15 shtator 2015 nga 25 organizata anëtare. Këto organizata i dhanë mandatin shoqatës për të operuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Zyrat e organizatës lokalizohen në Beograd, Serbi.
Misioni
RedaktoShoqata punon në promovimin dhe advokimin për të drejtat e njeriut të personave nga të gjitha orientimet seksuale, identitetet gjinore si dhe karakteristikat seksuale. ERA e realizon këtë qëllim përmes bashkëpunimit dhe pasurimit me materiale për rritjen e kapaciteteve të personave LGBT+ në vendt e Ballkanit Perëndimor si dhe Turqi.