E pafajshmja Leon Tolstoi
Një vajze lind e jashtligjshme . Atë e rrisin tre zonja në moshë , me qellim se kur të rritet vajza dhe ato te plaken ajo tu sherbejë atyre ne punet e shtëpisë . Zonjat e edukojne vajzen mjaft mire . Por vajza sa me shume rritej aq me shume i shtohej bukuria . Kur vajza shkon ne moshe te pjekur tek zonjat vjen per vizitë një nip i tyre . Vajza ishte jashtezakonisht e bukur dhe djali dashurohet me te . Pasi arrin ta bejë për vete vajzen , djali kalon një natë me të dhe pas asaj nate djali largohet per te mos u kthyer më kurrë. Nga ajo natë vajza mbetet shtatëzënë. Ajo e pret djalin për një kohë të gjatë , por ai nuk kthehet kurrë.Vajza e mban të fshehur atësine e femijës . Keshtu që fillojnë problemet me zonjat që e rritën , derisa ajo largohet prej tyre. Per të mbajtur frymën gjalle ajo është e detyruar të punojë. Por , per shkak te bukurisë së tepruar qe posedonte , kudo haste probleme me punëdhënësit. Ajo përfundon duke punuar si kurtizane e mirfilltë. Në një nga hotelet ku ajo punonte , ndodhi një vrasje dhe akuzohet që e ka kryer ajo , ku në të vertetë ajo nuk kishte gisht në të. Kur ajo gjendet në bankën e të akuzuarve , një nga anëtarët e jurisë eshtë pikerisht djali , ish babai i femijes që kishte kohë që kishte vdekur. Djali kur risheh vajzën po aq të bukur sa para aq vitesh , kupton qe te gjitha gabimet që asaj i kishte servirur jeta , ishin pasojë e gabimit të tij. Se në qoftë se ai do ta kishte trajtuar si grua të mirfilltë , Gjithçka do të kishte qene ndryshe ne jeten e saj. Ai i kërkon të falur vajzës dhe i premton t'ia nisin gjithçkaje nga e para. Por ajo nuk e fal më kurrë.
Emrat e protagonistëve: Katjushka dhe Nekludovi
INTERPRETIME
TITULLI -- E pafajshmja
Titulli i veprës së Tolstoit mund të shihet në dy kendveshtrime:
- Katjushka është e pafajshme në lidhje me vrasjen e ndodhur në hotel, edhe pse fillimisht është një nga të dyshuarit kryesorë duke parë rrjedhën e ngjarjeve.
- Katjushka është e pafajshme në jetën e saj. Ajo nuk u rrit nga prindërit e saj, por nga tre zonja, të cilat donin thjesht ta shfrytëzonin kur ajo të rritej.
Ajo u dashurua pas një djali, i cili e braktisi në momentet më të vështira të jetës së saj. Detyrohet ta mbajë të fshehtë atesinë e fëmijës në një shoqëri paragjykuese, por fëmija i saj lind i pajetë. Pavarësisht të gjithave ajo kerkon të punojë, por bukuria i hap probleme me punëdhënesit.