Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1997, jeton në Selanik, Greqi nga ku edhe vazhdon të punojë si shkrimtar dhe krijues. Ai është anëtar i Lidhjes së krijuesve emigrantë "Dega e Gjelbër" e Selanikut dhe Klubit te Shkrimtareve Drita ne Athine. Krijimtaria e tij eshte e njohur nga lexuesit permes librave te botuar dhe faqeve letrare te gazetave e revistave letrare ne Greqi dhe Shqiperi si dhe internetit. Eshte vleresuar me cmime te ndyshme mes te cilave, Cmimi Kadare ne vitin 2012 dhene nga Klubi Drita per romanin Facebook- koobecaF, Cmimi letrar Frang Bardhi 2015 per tregimin e shkurter, etj. Botimet e tjera vec atyre te njohura ketu, perfshijne, romanin "Facebook- koobecaF", i cili eshte perkthyer dhe botuar ne gjuhen greke me titullin "To kastro ton skion" (Keshtjella e hijeve), libri me poezi "Absurditet apo..." dhe romani i fundit "Njembedhjete ditet e rrefimit plus Nje". Jane gati per botim romani "Unaza e diamante", romani alternativ "Une ne Dy", libri me tregime "Edeni tjeter", libri me thenie "Filozofia ime mes thenieve",dhe kolana me poezi te zgjedhura nga krijimtaria kohore prej vitit 2010 deri ne fund te vitit 2015.

Edmond Shallvari
Emri Edmond
Mbiemri Shallvari
Lindur më 1957
Lindur në Korçës
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare, greke
Profesioni shkrimtar, ekonomist

Tituj të veprave

Redakto