Edmund Spenser
Edmund Spenser (1552-1599) shquhet si një ndër më të mëdhenjtë poetë epikë të Rilindjes Angleze. Ai cilësohet “poeti më i madh anglez i erës Elisabetiane”. Ndër mes krijimtarisë së tij zë vend edhe një sonet i shkruar për Skënderbeun. Ky sonet u përmend më 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht përkthimin e historianit frëng J.Lavardin “Historia e Gjergj Kastriotit, të mbi-emëruar Skënderbe”. Botimin anglisht të këtij libri, Jones e përcolli me një sonet për Skënderbenë prej Edmund Spenser, i cili edhe në kryeveprën e tij “Faerie Queene” (“Mbretëresha e zanave”), në këngën e tretë, kreu XII, vargu i 10-të, e vesh mbretëreshën Elisabeta me fustan që mëngët i varen në mënyrë arbëreshe” (“Sleeves dependant albanese iyse”). Sonneti është pëtkthyer për herë të parë në shqip nga Skënder Luarasi.