Efektet e uraganit Isabel ne Karolinen e Veriut
Efektet e uraganit Isabel në Karolinën e Veriut ishin të përhapura, me dëmet më të mëdha në qarkun Dare . Uragani zbarkoi në brigjet e jashtme të Karolinës së Veriut në 18 shtator. Atje, përmbytjet e stuhisë dhe erërat e forta dëmtuan mijëra shtëpi. Disa vende përgjatë autostradës 12 të Karolinës së Veriut u permbyten pjesërisht ose u mbuluan me mbeturina. Uragani Isabel prodhoi erëra të forta në të gjithë zonen lindore te Karolinës se Veriut , duke rrëzuar pemë dhe linja elektrike. Rreth 700 mijë,banorët humbën energjinë për shkak të stuhisë, megjithëse shumica e ndërprerjeve u rivendosën brenda pak ditësh. Uragani vrau tre persona në shtet – dy për shkak të rënies së pemëve dhe tjetri një punonjës i ndërmarrjes që përpiqej të rivendoste energjinë elektrike. Dëmi në shtet arriti në 450 milione dollar (2003), 663 milione dollarë (2022).
Qendra Kombëtare e Uraganeve beri një vëzhgim te uraganit, dhe më vonë paralajmeroi se ne vijen bregdetare do te ndodhte ky uragan. Zyrtarët lokalë lëshuan urdhera evakuiimi për 18 qarqe, së bashku me paralajmërime të ndryshme për përmbytje. Pas uraganit, presidenti i atëhershëm George W. Bush shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 26 qarqe në shtet, të cilat ndanë burime federale për shtetin. Ekuipazhet e shërbimeve nga shtetet e afërta ndihmuan në rivendosjen e energjisë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara gërmoi rërën për të rivendosur thyerjen në ishullin Hatteras, me trafikun e rivendosur rreth dy muaj pas uraganit.