Bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë së vendit e cila gradualisht është duke u tejkaluar nga prodhimtaria industriale. Industria Agrare (Bujqësia e modernizua) është e mundshëme vetëm në pjesën bregdetare dhe në regjionet e rrafsheve. Kultivohen zakonisht drithërat, panxharsheqeri, patatet si dhe në objekte të kulturave bujqësore kultivohen perime që përdoren për eksport në vendet më të zhvilluara. Nevojat vendase të ushqimit mbulohen me produkte ushqimore vetjake diku rreth 40 %.

Fushat e grurit, Guelma, Algjerisë

Algjeria është anëtare e OPEC-ut, nafta (vendin e tretë ndër shtete afrikane) dhe gazi në Saharë ka qenë edhe motori i zhvillimit ekonomikë. Pasuri tjera natyrore ende nuk janë të eksploatuara sa duhet. Si do që të jetë eksportin e Algjerisë e dominon përpunimet (prodhime gjysmë finale) e naftës dhe të gazit me një përqindje të lartë (90 %). Të ardhurat nga nafta janë investuar në objekte të ndryshme lukserioze por jo edhe në një shkallë aq të lartë sa në vendet tjera të ngjashme. Pas rëmjes së eksportit ka pasur disa kriza të shkaktuara edhe nga pagesa e borxheve të shtetit ndaj vendeve tjera.

Rrjeti i komunikacionit është i koncentruar në veri të Algjerisë. Rrugët përfundojnë zakonisht në brendi të shkretirës si pista aeroplanësh. Në krahasim me vendet fqinje, turizmi në Algjerisë është ende në një fazë fillestare.


Të dhëna ekonomike (parallogaritja për 2003):

   * BPV: 160 Miliard Euro
   * Të ardhurat mesatare vjetore për banor: 5000 Euro
   * Papunësia: 26,2 %
   * Inflacioni: 3,5 %
   * Të ardhurat shtetërore: 21 Miliard Euro
   * Të dalurat shtetërore: 20 Miliard Euro
   * Borxhi shtetërorë: 19 Miliard Euro
   * Ndihma për zhvillim: 150 Milion Euro