Ekonomia e Bosnjës dhe Hercegovinës
Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Xehetaria ishte degë e rëndësishme ekonomike. Bazuar në pasuritë minerale, ishte zhvilluar metalurgjia e zezë, metalurgjia me ngjyra, industria kimike, metalurgjia përpunuese, elektroindustria, e drurit, e tekstilit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet.
Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, pemët jugore, hardhia, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |