Ekonomia e Italisë
Pozita gjeografike e Italisë është ngushtë e lidhur me det gjatë tërë historisë, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj. Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Derisa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e ato janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria edhe ashtu e shkatërruar pas luftës së Dytë Botërore nuk ka mund të ofrojë shumë, e në bujqësi ndihej mungesa e tokës punuese.
Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i SHBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rinkëmbët ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, e cila jo vetëm që është shprehur në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe zvogëlimin e papunësisë.
Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milion e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milion punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë: industria e gomave “Pireli’’, e automobilave FIAT, industria kimike “Monte catini” etj. Mirëpo, kontrastet ndërmjet veriut dhe jugut që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.vv
Industria Redakto
Metalurgjia Redakto
Bujqësia Redakto
Transporti dhe tregtia Redakto
Turizmi Redakto
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |