Ekspozita kombëtare e karikaturës e vitit 1985

Me rastin e 40-vjetorit të revistës "Hosteni", më 21 gusht 1985 në Galerinë e Arteve në Tiranë, u çel ekspozita kombëtare e karikaturës. Ekspozita ishte më e madhja e hapur deri në atë kohë në këtë gjini dhe paraqeste një pjesë të krijimeve më të mira të këtyre 40 vjetëve. Veprat shquheshin për nivelin e lartë artistik e trajtonin tema të ndryshme të jetës së vendit. Ishin paraqitur 201 vepra nga 31 autorë, që nga veteranët si Z. Bumçi dhe P. Kotini e deri tek më të rinjtë si K. Raka, P. Palushi, R. Kote, V. Bello, P. Vreka, M. Kërpaçi. etj. Çdo autor ruante individualitetin e tij dhe kjo gjë përbënte një veçori tjetër që i shtonte vlerat e kësaj ekspozite.


Referimet Redakto

Revista "Hosteni" Nr, 17 viti 1985, faqe 8-9.