Ekuacionet e levizjes janë ekuacione që përshkruajnë sjelljen e një sistemi (p.sh., lëvizjen e një grimce nën ndikimin e një force) në funksion të kohës ose pa kohën.[1] Zakonisht termi i referohet ekuacioneve diferenciale që përshkruajnë sistemin (p.sh., Ligji i dytë i Njutonit ose ekuacionet e Ojler-Lagranzhit), si dhe zgjidhjeve të ekuacioneve në fjalë. Për çdo trup në lëvizje analizimi i forcave jep një ekuacion të caktuar i cili përmban terma që lidhen me nxitimin dhe shpejtësinë e trupit që po studiohet. Bashkësia e këtyre ekuacioneve njihen me emrin e përgjithshëm si ekuacionet e lëvizjes.

Ekuacionet e lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme të përshpejtuara

Redakto

Ekuacionet që vlejnë për trupat në lëvizje drejtvizore (në një dimension), me nxitim konstant janë të dhëna më poshtë . Pesë variablat janë të përfaqësuara nga ato letra (s = distanca,   = shpejtësia fillestare,  = shpejtësia në fund të intervalit,a= nxitimi ,t = koha). Duhet të theksohet se në këtë notacion përdorim shkronjën r(range) për zhvendosjen e cila është madhësi vektoriale, dhe shkronjën s për distancën e cila është madhësi skalare.

Trupi analizohet mes dy çasteve kohore: në një pikë fillestare dhe në një pikë të tanishme (ose finale) . Problemet në kinematikë mund të merret në më shumë se dy caste, dhe disa zbatime të ekuacioneve janë të nevojshme në atë rast. Nëse a (nxitimi) është konstant, një diferencial , dt, mund të integrohet mbi një interval nga 0 në   ( ), për të marrë një marrëdhënie lineare për vektorin e shpejtësisë. Integrimi i vektorit të shpejtësisë jep një marrëdhënie kuadratike për pozicionin në fund të intervalit.


 
 
 
 

ku ...

  është vektori fillestar i shpejtësisë
  është pozicioni fillestar i trupit

dhe gjëndja e tanishme jepet nga :

 , vektori i shpejtësisë në fund të intervalit
 , pozicioni në fund të intervalit të (zhvendosjes)
 , intervali kohor midis gjndjes fillestare dhe asaj të tanishme
 , nxitimi konstant, ose në rastin e trupave nën influencën e gravitetit , g.

Vini re se secili nga ekuacionet ka katër nga pesë variablat e duhura. Pra në një situatë të tillë është e mjaftueshme të dimë tre nga variablat për të gjetur dy të tjerat.

Ekuacionet klasike

Redakto

Ekuacionet e mëposhtme përshkruajnë lëvizjen drejtvizore me nxitim të pandryshueshëm [2] këto ekuacione shkruhen në formën e mëposhtme :[3]

 

Duke zëvendësuar (1) tek (2), marrim (3), (4) dhe (5). (6) mund të merret duke rirregulluar (1).

ku

s = distanca midis pozicionit fillestar dhe atij final (zhvendosja) (në disa literatura mund ta gjeni si R ose x)
  = shpejtësia fillestar (vlera e shpejtësisë në çdo drejtim)
  = shpejtësia finale
a = nxitimi konstant
t = koha që duhet për të kaluar nga gjenda fillestare tek ajo përfundimtare

Shembuj

Redakto

Shumë shembuj në kinematikë përfshinë studimin e predhës, për shembull një top i hedhur në ajër në një kënd të caktuar. Po të kemi vlerën e shpejtësisë fillestare  , ne mund të llogaritim se sa lart topi do të arrijë para se të bjerrë.

Nxitimi në këtë rast është nxitimi i fushës së rëndesës normale g. Tani duhet të vemë në dukje faktin se këto madhësi janë madhësi skalare, drejtimi i zhvendosjes, vlerës së shpejtësisë dhe nxitimit janë të rëndësishme . Po të zgjedhim s si simbolin për matjen e distancës nga dheu, nxitimi a duhet të jetë −g, meqënëse forca e gravitetit vepron drejt qendrës së tokës .

Tek pika më e lartë topi do qëndrojë në prehje: pra   = 0. Duke përdorur ekuacionin e pestë , marrime:

 

Zgjerime

Redakto

Versione më të zgjeruara të këtyre ekuacioneve përfshijnë madhësinë Δs , ku zhvendosja përcaktohet si diferenca e vektorit fillestar të zhvendosjes me atë final (s ),   për pozicionin fillestar të trupit , si dhe përdorimin e   për shpejtësinë finale dhe   për shpejtësinë fillestare (initial) që simbolet të jenë më konsistente.

 
 
 
 
 


Duke zhvendosur termat brenda dhe eliminuar shenjën minus marrim:

 

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Halliday, David; Resnick, Robert; Walker, Jearl (2004-06-16). Fundamentals of Physics (bot. 7 Sub). Wiley. ISBN 0471232319. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Keith Johnson (2001). Physics for you: revised national curriculum edition for GCSE (bot. 4th). Nelson Thornes. fq. 135. ISBN 9780748762361. Nqs dini tre nga këto ekuacione , dy të terat mund të derivohen . {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hanrahan, Val; Porkess, R (2003). Additional Mathematics for OCR. London: Hodder & Stoughton. fq. 219. ISBN 0-340-86960-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)