Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Shprehjet matematike të lidhura me barazim formojnë formula barazie.

Formula e barazisë që përmban ndryshore (shkronja), quhet ekuacion ose barazim.

Vlera e ndryshores për të cilën ekuacioni shndërrohet në barazim të saktë (të vërtetë), quhet zgjidhja e ekuacionit ose rrënjë e ekuacionit.

Të zgjidhim një ekuacion do të thotë të gjejmë të gjitha zgjidhjet (bashkësinë e zgjidhjeve) e tij.


Vetia aditive:Ekuacioni nuk e ndryshon zgjidhjen, nëse të dy anëve të tij ya shtojmë një numër ose një shprehje matematike.

Vetia multiplikative:Ekuacioni nuk e ndryshon zgjidhjen, nëse të dyja anët e tij i shumëzojmë ose i pjestojmë me një numër jozero.


Ekuacione ekuivalente:Dy ekuacione që kanë zgjidhje të njëjtë, quhen ekuacione ekuivalente (të njëvlefshme).