Elchin Iskenderzade
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Elchin Iskenderzade (lindur më 16 tetor 1964, Susha) shkrimtar dhe akademikë, azerë nga Azerbajxhani.
Ka kryer studimet sekondare, me medalje të artë, më 1981, në qytetin Agdam, si dhe Fakultetin e Mekanikës, Instituti Politeknik në Baku (Magna cum laudae, 1986). Në vitin 1981 ka debutuar me poezi në revistën letrare "Azerbaixhan", ndërsa vëllimi i parë me vargje, "Studime të jetës", i është botuar më 1989. Elchini ka përgatitur 37 invencione, rreth 120 punimeve shkencore. Po ashtu nga ai kanë dalur 13 monografi dhe mbi 1000 studime dhe librave shkencore. Në fushën e përkthime, në atë të gjuhës azere ka nxierrur 75 vëllime të disa shkencëtarëve të huaj si dhe ka botuar mbi 300 libra të disa njerëzve të shkencës nga Azerbaixhani dhe nga bota.
Elchin Iskenderzade është profesor i doktoruar në shkencat teknike, anëtar i disa akademive shkencore të drejtimeve të ndryshme në qendra të ndryshme të botës.
Elchin Iskenderzade është themelues (2003) dhe kryeredaktor i revistës internacionale për shkencë, "Vektor" si dhe i revistës letrare "Bayati". Njëherit ai është edhe njëri ndër themeluesit e Akademisë Inaternacionale "Vektor" të themeluar më 1991, ndërsa tani presidet i saj.
Është një sipërmarrës dhe pjesëmarrës i formame të ndryshme të organizimeve të tubimeve me karakter letrarë. Punimet e tij janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë si në gjuhën anglisht, arabisht, bellorusisht, bullgarisht, cazakisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, kirgjizisht, letonisht, lituanisht, maqedonisht, persisht, rumanisht, rusisht, serbisht, turqisht, ukrainisht, xhorgjianisht, etj. Në gjuhën shqipe Baki Ymeri njoftonë në Gazeten Kritika për përkthimin e punimit të tij letrarë me titullin "Madrigalët me pëllumba".[1]
Tituj të veprave
Redakto
|
|