Eleni Karinte (Greqisht: Ελένη Καριντέ) ishte një grua greke[1][2] me prapavijë arumune,[3] e njohur gjerësisht si dashuria e parë e themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Atatürk.

Pak dihet për lidhjen e Mustafa Qemalit me Elenin, e cila ra në dashuri me të kur ishte student në Manastir. Sipas tregimit popullor, ata shkëmbyen shikime ndërsa ajo e shikonte nga ballkoni i saj, por babai i saj tregtar i pasur nuk e miratoi këtë marrëdhënie dhe e mbylli në shtëpi kur ajo u përpoq të ikte. Eftim Karinte më vonë e çoi në Follorinë, ku u përpoq ta martonte me një burrë tjetër.[4]

Në kulturën popullore

Redakto

Historia e dashurisë frymëzoi një shfaqje të Dejan Dukovskit, e filmuar më vonë nga Aleksandar Popovski.[5] Ajo ka frymëzuar edhe një monodramë[6] me Nikolina Vasilevska në rolin e Eleni.

Referime

Redakto
  1. ^ "The daughter of a Greek businessman, Eleni..."
  2. ^ Lili Marlen Und Die Blinde Ziganka, Lili Buthmann-Cond, BoD – Books on Demand, 2011, ISBN 3842371586, p. 34 (gjermanisht)
  3. ^ Muriel Girard, Jean-François Polo, Clémence Scalbert-Yücel as ed., Turkish Cultural Policies in a Global World, Springer, 2018, ISBN 3319636588, p. 58.
  4. ^ Emiliya Misirlievska (8 gusht 2012). "Atatürk Ve Eleni Aşkinin Hikayesi – Turistlerin Ilgi Odaği". Balkon3 (në turqisht). Marrë më 13 nëntor 2012.
  5. ^ "Balkan Is Not Dead". IMDb (në anglisht). 9 gusht 2012. Marrë më 12 nëntor 2012.
  6. ^ "Eleni's Great Love"