Elez Biberaj
Elez Biberaj është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan.
Biografia
RedaktoElez Biberaj u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptarë në Plavë të Malit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar. Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë. Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren, në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali. Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në Amerikë.[1]
Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) - redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.
Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSCE-së Uiliem Uolker
Biberaj u bë i njohur në mjediset Kosovare sidomos pas Demostratave të 1981-ës kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Biberaj është një ndër gazetarët i cili ka përcjellë për mëse 27-të vite, lëvizjet e Doktrinës së shejt dhe nga shumë analistë raportimet e tij janë marrë me seriozitet të veçantë.
Me rastin e marrjes së detyrës së re më 2004, Elezi u shpreh para teleshikuesve:
- Unë fillova punë në Zërin e Amerikës në dhjetor të vitit 1980, në një kohë kur shqiptarët jetonin nën regjimet shtypëse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarëve dhe amerikanëve pothuajse nuk ekzistonin
- Shumë shqiptarë, në atë kohë, e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës: t'u tregonim dëgjuesve të vërtetën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimeve në botë; të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut; të përhapnim lirinë dhe demokracinë; të nxisnim interesat amerikane në Ballkan, si dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve[2]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Vehbi Bajrami; Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New York 2003
- ^ BEQIR SINA : Elez Biberaj emerohet redaktor pergjegjes i sektorit evropian amza:osdir.com Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
Redakto- Zëri i Amerikës - Amza zyrtare
- Elez Biberaj në:The New Europen Diasporas
- Elez Biberaj në Challenges to Democracy in Albania: Hearing