Vehbi Bajrami lindi në fshatin Depcë në rrethinën e Preshevës, në vitin 1964, është publicist hulumtues shqiptar.

Studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe ne Universitetin e Prishtinës. Për disa vite ishte gazetar e redaktor i gazetës se studentëve "Bota e re" në Prishtinë. Në vitin 1990 emigroi në Amerikë. Gjatë viteve 1991-2003 punoi gazetar e Kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria" në Nju-Jork.

Në nëntor 2003 iu botua libri voluminoz publicistik, me mbi 1000 faqe, "Shqiptarët e Amerikës", nga shtëpia botuese “Sh.B. Albanian Publiching”. Aty përmblidhet historia e mërgatës shqiptare të kontinentit te ri, që nga viti 1850 e deri në fillimet e shekullit XXI. Këtë botim, Ismail Kadare, në Parathënien e tij, e ka quajtur "përpjekjen e parë serioze për të shkruar librin total mbi një nga diasporat tona më të fuqishme, diasporën shqiptare të Amerikës".

Vehbi Bajrami merret me publicistikë hulumtuese në mesin e emigracionit shqiptar ne Amerikë.Vehbi Bajrami është emëruar Shef i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikë Është i martuar dhe bashkë me gruan dhe fëmijën, jeton në Nju-Jork-ShBA.

shih edhe këtëRedakto