Elina Duni (mars 1981, Tiranë, Shqipëri) është këngëtare shqiptare dhe zvicrane e zhanrit xhaz.[1]

Portret i Elina Dunit gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)
Elina Duni gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)
Elina Duni gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)

Jetëshkrimi

Redakto

E lindur në Tiranë gjatë kohës së regjimit komunist, në një familje artistësh, (nëna Besa Myftiu dhe gjyshi Mehmet Myftiu janë/ishin? shkrimtarë, ndërsa babai Spiro Duni është aktor dhe drejtor teatri) ajo bën hapat e parë në muzikë në moshën pesë vjeçare dhe filloi të studiojë violinën.

Nga viti 1986 deri 1991 ajo ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë dhe ka kënduar për Televizionin Shqiptar. Në vitin 1992 u vendos në Gjenevë, Zvicër bashkë me nënën e saj.

Aktiviteti profesional

Redakto

Gjatë viteve 2004 dhe 2008 studioi për këngë dhe kompozicion në Hochschule der Künste në Bern, në departamentin e jazz-it. Gjatë kësaj kohe ajo krijon Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në violinçelo dhe Norbert Pfammatter në tupanë, grup i cili prezenton rikthimin e saj në rrënjët muzikore shqiptare, kombinim i këngëve folklorike Ballkanike dhe jazz-it.

Në vitin 2008, u lançua albumi i saj i parë Baresha në Meta Records.

Në shkurt të vitit 2010, albumi i dytë Lume, Lume u lançua prapë nga Meta Records.

Albumi i tretë, Matanë Malit u lançua në tetor të vitit 2012 nga ECM Records. Është homazh dedikuar Shqipërisë, me këngë të vjetra shqiptare të ripërpunuara bukur në zhanrin jazz.

Albume

Redakto
  • Baresha (2008)
  • Lume, Lume (2010)
  • Matanë Malit (2012)
  • Muza e Zezë (2014) - Muzikantët që shoqërojnë Elinën vijnë nga Kosova dhe Shqipëria: Armend Xhaferi në kitarë, Enver Muhamendi në bas dhe Enes Bajramliqi në bateri. Gent Rushi në fizarmonikë dhe Ermal Rodi në saksofon janë heronjtë e jazz-it në Tiranë.
  • Dallëndyshe (2015)

Referime

Redakto
  1. ^ Switzerland. "Bio". Elina Duni (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-11-09.