Elisabetta Dami

This is the stable version, checked on 4 shkurt 2024. 1 pending change awaits review.

Elisabetta Maria Dami (lindur më 1 janar 1958) është një autore italiane e librave për fëmijë, e cila njihet më së shumti për krijimin e serisë së librave "Jeronim Stilton" .

Elisabetta Maria Dami
Dami me një pirg librash të "Jeronim Stilton"-it
Dami me një pirg librash të "Jeronim Stilton"-it
U lind mëElisabetta Maria Dami
1 January 1958 (1958-01) (age Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme)
Milan, Italy
Emri i letraveJeronim Stilton
OccupationAutore librash
Periudha1997–tani
Gjinitë letrareLiteraturë për fëmijë
Punët e shquaraJeronim Stilton
Faqja zyrtare
www.elisabettadami.com

Biografia

Redakto

Dami është vajza e botuesit Piero Dami (i cili themeloi Dami Editore në 1972). Në moshën trembëdhjetë vjeçare ajo filloi të hynte në botën e botimeve si redaktore për biznesin familjar dhe në nëntëmbëdhjetë ajo shkroi tregimet e saj të para të shkurtra. Si një adhuruese e aventurave, ajo mori licencen e drejtimit të avionit . Mori licencen e parashutizmit në moshën 20-vjeçare. Në moshën 23-vjeçare ajo udhëtoi e vetme nëpër botë dhe përfundoi një kurs të famshëm mbijetese në Shkollën Outward Bound në Maine, në Shtetet e Bashkuara. [1] Disa nga aventurat e tjera të Damit përfshijnë pjesëmarrjen në një miting në shkretëtirën e Saharasë dhe kalimin e Afrikës nga veriu në jug me një automjet fuoristradë; ajo garoi në ultramaratonën 100 km të Saharasë dhe vrapoi në tri maratona të Nju Jorkut (në 2002, 2003 dhe 2017). [2]

Krijimi i Jeronim Stiltonit.

Redakto

Në vitin 1990, Dami zbuloi se nuk ishte në gjendje të kishte fëmijë. Menjëherë pas kësaj ajo filloi të punojë si vullnetare në një spital për fëmijë. [3]

Ndërsa kujdesej për fëmijët e sëmurë, Dami vendosi të shkruante histori me aventura që shfaqnin si protagonist një mi të quajtur Jeronim Stilton.

Për një kohë punova si vullnetare në një spital dhe aty, thuajse rastësisht, shpika Jeronim Stiltonin... Ishte në kohën kur Patch Adams i mësoi botës se fëmijët duhet të qeshin për t'u përmirësuar. Kështu fillova të sajoj histori qesharake në të cilat protagonist ishte një mi i ngathët i quajtur Jeronim Stilton. Ai përfshihej në të gjitha llojet e aventurave zbavitëse, plot ngjarje qesharake dhe kthesa në komplot, që fëmijëve iu duket vërtet tërheqëse. [4]

Që atëherë, tregimet e Jeronim Stiltonit janë përkthyer në 49 gjuhë [5] dhe janë shitur më shumë se 180 milionë kopje në të gjithë botën. [6]

  1. ^ "The biography of Elisabetta Dami". elisabettadamionlus.org. Arkivuar nga origjinali më 2018-09-10. Marrë më 2017-10-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Elisabetta Dami". IMDb.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "My biography • Elisabetta Dami". Elisabetta Dami (në anglishte amerikane). Marrë më 2020-12-10.
  4. ^ "The biography of Elisabetta Dami". Arkivuar nga origjinali më 2018-09-10. Marrë më 2017-10-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Geronimo Stilton addestra draghi. E le prossime storie le scrivete voi". Corriere.it. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Il mio topo non teme le emozioni Il suo segreto è la resilienza". iltempodelledonne.corriere.it. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)