Eliza Hoxha

këngëtare shqiptare nga Kosova

Eliza Hoxha (lindur në 5 mars 1974, Mitrovicë) është një personalitet i njohur në Kosovë. Ajo ka një karrierë të shquar si arkitekte, fotografe, këngëtare, profesoreshë, deputete dhe aktiviste.[1][2][3]

Biografia

Redakto

Eliza Hoxha përfundoi shkollën fillore që më parë quhej "Vlladi Minazor", ndërsa tani quhet "Naim Frashëri" dhe shkollën e mesme që më parë quhej "Josip Broz Tito", ndërsa tani quhet "Ismail Qemali", në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë. Eliza përfundoi edhe studimet bachelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës në vitin 2002 dhe më pas përfundoi studimet post-diplomike në planifikim urban në Universitetin Katolik të Leuvenit në Belgjikë në vitin 2006. Aktualisht, ajo është kandidate për doktoraturë në Universitetin Teknik të Graz, Austri.[4] [5]

Pas një qëndrimi të gjatë në Belgjikë, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lansimin e këngës së saj të parë.

Karriera si këngëtare

Redakto

Eliza është prezente në skenën Shqiptare në festivale si profesioniste që nga viti 1997 me këngën "Ti". Kështu e nisi udhëtimin e saj nëpër festivale dhe duke sjellur këngë dhe projekte të tjera për publikun shqiptar dhe në këtë mënyrë Eliza Hoxha ishte pjesë edhe e "Nota Fest", "Show Fest", “Festivalit të RTSH-së“, “Top Fest 6 dhe 8“, “Kënga Magjike“, “Zhurma Show“, "VFM" dhe “Netët e Klipit Shqiptar“. Përveç bashkëpunimeve dhe projekteve shumë të bukura që ka sjellur Eliza për publikun shqiptar, ajo ka qenë gjithashtu autore e disa këngëve siç janë “Të dua veç ty“, “Rruga e zemrës“ bashkëpunim me Rosela Gjylbegun si dhe ka qenë autore e këngës “Ike ti“ të Elsa Fazlia.

Karriera në fotografi

Redakto

Në vitet e 90-ta, Eliza filloi të përdorte fotografinë si mjet për të dokumentuar ngjarjet e rëndësishme që po ndodhnin rreth saj. Një nga ngjarjet e para që kishte edhe zanafillen e këtij profesioni ishte regjistrimi apo dokumentimi i vrasjes së një studenti të ri, Armend Daci, afër banesës së saj në Breg të Diellit në vitin 1996. “Fotografia ishte arma për të thënë diçka për Kosovën,” thotë Eliza. Kjo ngjarje e nxiti atë si dhe ia dha mundësinë që të punonte për Zërin që në atë kohë dokumentonte realitetin e jetës në Kosovë gjatë një periudhe të trazuar. Eliza thekson se “përmes fotografisë unë njoha Kosovën e vërtetë”.[4]

Gjatë viteve '90, Eliza dokumentoi protesta të shumta në Prishtinë dhe ngjarje të tjera të rëndësishme. Ajo kujton me emocione ngjarjet që ajo ka përjetuar përmes fotografisë dhe aparatit së saj. Një nga protestat që ajo dokumentoi ishte ajo e nënave të djemve të ushtarëve, ku pas protestës, ato lanë qirinj në bulevardin Nënë Tereza. Gjithashtu edhe protesten “Bukë për Drenicën” ku thekson që “Gratë bënë protesta me bukë, në mënyrë simbolike për të treguar botës që ne vuajmë edhe për gjërat bazike.[4]

Karriera e saj si arkitekte

Redakto

Përveç muzikës profesioni i saj, siç të gjithë e dimë është ariktektura. Ajo ka studiuar programin Master në Belgjikë dhe pas një kohe ishte kthyer në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për vendin. Dhe pikërisht për këtë, për veprimtarinë e saj të suksesshme në profesionin si arkitekte në prill të vitit 2010 u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“ nga “Shoqëria e Arkitektëve të Kosovës“. Si një emër shumë i njohur në skenën e muzikës Shqiptare, Eliza Hoxha sa herë që ngjitet në skenë dhuron emocion të veçantë si me zërin ashtu edhe me imazhin e saj. Ndërkaq përkushtimi i saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën. Projektet si Pendimi (Kenga), Ende si dhe “E Dua këtë Vend“ që ishte pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjëve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Down Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom. Eliza nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në muzikë pasiqë më shumë i është kushtuar profesionit të saj si arkitekte dhe gjithashtu është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, Fakulteti i Arkitekturës.

Në Universitetin e Prishtinës, Eliza punon në Fakultetin e Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës, Departamenti i Urbanistikës dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa njëkohësisht ushtron profesionin e saj si freelancer. Eliza ka marrë pjesë në shumë ekspozita dhe ka organizuar ekspozita personale fotografike, duke përfshirë “Give Peace a Chance” dhe “Between Dream and Reality” [5]

Give Peace a Chance (Jepni mundësinë për paqe) - një ekspozitë e cila u zhvillua në Dhjetor të vitit 2017, ku Eliza Hoxha nga arkivat e saja, ka ndarë 40 fotografi të cilat janë bërë ndërmjet viteve 1994-1996, të cilat u ekpozuan në një vend, në Prishtinë. [6] Ndërsa, ekspozita tjetër “Between Dream and Reality” (Ndërmjet ëndrrës dhe realitetit) -  që u mbajt në në Galerinë e Ministrisë së Kulturës me daten 11 Shkurt të vitit 2018, ku Eliza sjell katër momente të formimit të shtetit të Kosovës, përmes fotografisë. Për gazeten Koha, Eliza Hoxha thotë se "Ekspozita vjen me disa fotografi, të bëra nga unë, për të prekër katër momente të rëndësishme të udhëtimit të Kosovës si shtet. Vitet '90, periudha e refugjatëve, çlirimi (liria) dhe pavarësia."[7]

Një nga ekspozitat më të rëndësishme të Eliza Hoxhës është “the CITY is EVERYWHERE” (Qyteti është kudo), ku ajo paraqet konceptin e saj për Paviljonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2018. Në këtë ekspozitë, Hoxha trajton idenë e shtëpisë si një zëvendësim të qytetit dhe eksploron përdorimin e hapësirës private si hapësirë publike gjatë viteve '90, kur shqiptarët e Kosovës krijuan sisteme paralelë të institucioneve publike në shtëpitë e tyre. Në këtë ekspozitë, Eliza përshkruan: “Në vitet '90, jeta që qendra e qytetit ofronte për të gjithë mbaroi për shqiptarët dhe çdo aktivitet u zhvendos në periferi. E gjithë bashkësia shqiptare u tkurr në shtëpi private. Shtëpia u bë shkollë, restorant, hapësirë për aktivitete promovuese, zyrë, galeri arti, spital dhe shtëpi në të njëjtën kohë.” Ky koncept pasqyron liritë dhe kufizimet e sistemit paralel të Kosovës dhe kuptimin e "hapësirës së lirë" gjatë pushtimit. [8][9][10]

Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit ShtetërorTetovësMaqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër Komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri. Eliza ka shkruar librin "City and Love" (Qyteti dhe Dashuria), një ditar urban mbi sfidat e qytetit të Prishtinës. Përmes këtij libri, ajo sjell në vëmendje çështjet e urbanizmit, identitetit dhe kujtesës në kryeqytetin e Kosovës. Gjithashtu, ajo ka redaktuar librin e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2018, të titulluar "Qyteti është kudo" (the CITYisEVERYWHERE) [5]

Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull “ Për ata që s’janë” - ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjegjësisht në vitin 2008. Gjithashtu, projekti multimedial me titull “Bridging the two” i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venedikut në qershor 2009, (eventet kolaterale) etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë - ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 maj 2014, e titulluar “Heshtja e Kangës”.

Eliza Hoxha ka pasur një rol të rëndësishëm në fushën e artit dhe arkitekturës në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo ishte Kryetare e Bordit Ekzekutiv të Galerisë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë nga korriku 2011 deri në vitin 2015. Ka qenë gjithashtu anëtare e Bordit dhe Jurisë për zgjedhjen e kuratorit të Kosovës për Bienalen e 13-të të Arkitekturës në Venecia në vitin 2012, kur Kosova u prezantua për herë të parë. Në vitin 2014, Hoxha u nominua për të kuruar Pavijonin e Kosovës në Bienalen e 14-të të Arkitekturës në Venecia. Ajo është anëtare e – Parlamentit Kulturor Evropian që nga 2013, duke përfaqësuar Kosovën, si dhe anëtare e Bordit të EUROPIAN Kosovo nga shkurti i vitit 2013.[11]

Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi “ÇELËSI” i cili transmetohet të dielave në RTV21.

Karriera e saj si deputete

Redakto

Eliza Hoxha është deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ajo është anëtare e disa komiteteve, përfshirë Komitetin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Sport, si dhe Komitetin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, Personat e Zhdukur dhe Peticione. [12]

Eliza Hoxha përfaqëson një figurë të pasur dhe komplekse në historinë bashkëkohore të Kosovës. Me kontributet e saj të shumanshme në art, arkitekturë, muzikë dhe aktivizëm, ajo ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të vendit.[5]

Diskografia

Redakto

Albumet

Redakto
  • 2000: No. 1
  • 2003: 100% Eliza

Këngët

Redakto
  • 1997: Ti
  • 1998: Zotit (Feat. Beka & Vullnet Sefaja)
  • 2000: Me Ritem do të Vallzoj 9 Qershor 2000
  • 2000: Drejt Ardhmerisë (Feat. Memli Krasniqi)
  • 2000: Ti Po Shkon20 Dhjetor 2000
  • 2001: Dua
  • 2001: Ende29 Maj 2001
  • 2002: Pendimi 29 Mars 2003
  • 2003: Behu me Trim 11 Prill 2003
  • 2003: Ëndrrat
  • 2003: Kthehu
  • 2003: Mos I Mbyll Sytë
  • 2004: Perqafom (Feat. Xuxi & Getoar Selimi)
  • 2006: Hajde Sonte
  • 2007: Per ata qe S'jan
  • 2008: Himni Im
  • 2008: Shko
  • 2009: Deshpërimi
  • 2009: Homazh Per Prishtinen
  • 2009: Rruga e Zemrës (Feat. Rosela Gjylbegu)
  • 2009: Nje Tjeter Jetë (Feat. Pirro Çako, Rosela Gjylbegu)
  • 2010: E Dua Ket Vend
  • 2011: Te Dua Veq Ty
  • 2011: Perballë Vetvetes
  • 2011: Nuk Mundesh (Feat. Dj Dalool)
  • 2011: Unë jam si Ti (Feat. Etno Engjujt)
  • 2012: E Ardhmja Jemi Ne
  • 2012: Mbetem
  • 2014: Heshtja e Kanges
  • 2016: Ecjen Ti Vazhdo
  • 2016: Vendi Im
  • 2018: Peng

NO.1 (2000)

Redakto
  • 1 Ti po shkon

Teksti:Memli Krasniqi Muzika Enis Presheva Orkestroi:Enis Presheva

  • 2 Drejt ardhmerise

Teksti:Memli Krasqniqi Muzika Enis Presheva Orkestroi:Enis Presheva

  • 3 Ende

Teksti Memli Krasniqi Muzika Faton Macula Orekstroi:Florent Boshnjaku

  • 4 Me ritem do te vallzoj

Teksti Eliza Hoxha Muzika Enis Presheva Orkestroi Enis Presheva

  • 5 Iluzion

Teksti Memli Krasniqi Muzika Enis Presheva Orkestroi Enis Presheva

  • 6 Ne duart e mia (feat Faton Macula)

Teksti Memli Krasniqi Muzika Enis Presheva Orekstroi Enis Presheva

  • 7 Dua

Teksti Memli Krasniqi Muzika Enis Presheva Orkestroi Enis Presheva

  • 8 Iluzion (Remix)

Teksti Memli Krasniqi Orkestrimi Florent Boshnjaku

100 % (12.05.2003)

Redakto
  • 1 Revulucion
  • 2 Kthehu
  • 3 Behu me trim
  • 4 Endrrat
  • 5 Pendimi
  • 6 Lart ne qiellin tim
  • 7 NO.1
  • 8 Mos i mbyll syte
  • 9 Pendimi (baby verision)

Sonte (2008)

Redakto
  • 1.Per ata qe sjane

Teksti:Eliza Hoxha Muzika:Adrian Hila Orkestrimi:Florent Boshnjaku

  • 2.Sonte

Teksti:Eliza Hoxha Muzika Enis Presheva Orkestrimi Enis Presheva

  • 3 Homazh per Prishtine

Teksti:Eliza Hoxha Muzika dhe Orkestrimi Florent Boshnjaku

  • 4 Himni im

Teksti:Eliza Hoxha Muzika dhe Orkestrimi:Enis Presheva

  • 5 Shko

Teksti:Eliza Hoxha Muzika dhe Orkestrimi:Florent Boshnjaku

  • 6 Deshperimi

Teksti:Eliza Hoxha Muzika dhe Orkestrimi Enis Presheva

  • 7 Te dua veq ty

Teksti:Memli Krasniqi Muzika dhe Orkestrimi Florent Boshnjaku

  • 8 E ardhmja jemi ne

Teksti:Memli Krasniqi Muzika dhe Orkestrimi Florent Boshnjaku

  • 9 E dua kete vend

Teksti Eliza Hoxha Muzika dhe Orkestrimi Enis Presheva

Pjesmarrja ne Festivale

Redakto
  • Show Fest 1997 "Ti" cmimi Debutante
  • Show Fest 2000 "Me ritem do te vallzoj" cmimi 3
  • Nota Fest 2000 "Drejt ardhmerise" feat Memli Krasniqi cimi 2
  • Polifest 2000 "Dua" cmimi produksionit
  • Polifest 2001 "Ende" cmimi publikut
  • VFM 2003 "Pendimi" videoklipi me mir i viitt
  • Zhurma Show Awards 2004 "Pop albumi me i mir" 100%
  • Kenga Magjike 2008 "Shko" cmimi produksionit
  • Kenga Magjike 2009 "Rruga e Zemres" dhe Rosela Gjylbegut (cmimi pare)
  • Kenga Magjike 2012 "Mbetem" cmimi publikut
  • Kenga Magjike 2016 "Vendi im" cmimi produksionit

Referime

Redakto
  1. ^ Eliza tashmë me cmim edhe në arkitekturë
  2. ^ Eliza Hoxha me kangën e saj të re “Rruga e zemrës”fitoi në “Kënga Magjike”
  3. ^ "Fromësimi i së ardhmës së Mitrovicës, nga thellimi drejt kulmit". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 17 shtator 2017.
  4. ^ a b c "Eliza Hoxha". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-11-21.
  5. ^ a b c d "Eliza Hoxha | about Perspective | CreativeMornings/TIR". CreativeMornings. 2024-03-15. Marrë më 2024-11-21.
  6. ^ "Eliza Hoxha opens a personal photo exhibition". KOHA (në anglisht).
  7. ^ "Eliza Hoxha exhibits the photographs "Between the dream and the reality" for the citizenship of Kosovo". KOHA (në anglisht).
  8. ^ "Eliza Hoxha: The City is Everywhere - Announcements - e-flux". www.e-flux.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-21.
  9. ^ ""the CITYisEVERYWHERE": The Kosovo Pavilion at the 2018 Venice Biennale". ArchDaily (në anglishte amerikane). 2018-09-07. Marrë më 2024-11-21.
  10. ^ "Eliza Hoxha: To have collective pride, we need to talk about collective memory". Kosovo 2.0 (në anglisht). 2018-05-23. Marrë më 2024-11-21.
  11. ^ "Eliza Hoxha". Architectuul (në anglisht). Marrë më 2024-11-21.
  12. ^ https://www.kuvendikosoves.org/eng/deputydetails/?deputy=406