Ellen Marie Wiseman

shkrimtare amerikane


Ellen Marie Wiseman (lindur më në Three Mile Bay, New York) është një shkrimtare amerikane. E rritur në një fshat të vogël, me qasje të kufizuar në arsim, Ellen Marie kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë shkrimtare. Historitë e saj të para filluan me kuajt heroik dhe qentë aventuresk, si Becky the Black Horse dhe Buffy the Rabbit Hunter. Më pas kishte një imagjinatë të gjallë duke imagjinuar krijesa të tmerrshme rreth çdo cepi, rrëmbyes, fantazma, vampirë, monstra nga thellësia. Ellen Marie Wiseman në web faqen e saj ka thënë: “Unë gjithmonë mendova se romani im debutues do të kishte një element paranormal apo tmerri, por mendoj se ju nuk mund të bëni shumë më të tmerrshëm se Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti.”[1] Kjo është e vërtetë pasi romani i saj i parë fliste pikërisht për Luftën e Dytë Botërore. Pasi u martua bëri dy femijë dhe punonte me kohë të pjesshme si llogaritare. Kur ajo mbaroi shkollën e mesme e kuptoi se kishte shumë për të mesuar mirëpo ajo nuk kishte se si të ndiqte një kurs privat për të mesuar më shumë për shkrimin e romaneve dhe nuk shkoi as në kolegj. Mundësia e saj e vetme ishte internet nga ku u njoh me William Kowalski. Ai u bë redaktor, mësues dhe mik i shkrimtares. Falë tij ajo mësoi aftësi që të zhvillonte talentin e saj për t’u bërë një shkrimtare e vërtetë. Ellen Marie Wiseman tani jeton në brigjet e liqenit Ontariome me burrin e saj, dy qen të llojit Shih-Tzus dhe një qen laburatori. Asaj i pëlqen të lexojë, gatuaj, udhëtojë , dhe të kalojë kohë me nipin dhe mbesat e saj.

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.

Veprat Redakto

  • "The Plum Tree" 2012
  • "What She Left Behind" 2013 e sjelle ne shqip nga Botimet Living me titullin "Misteret e Klares" ne vitin 2016
  • "Coal River" 2015
  • "The Life She Was Given" 2017

Referime Redakto

  1. ^ "About". http://ellenmariewiseman.com. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2017. Marrë më 17 qershor 2017. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto