Elvin Luku është pedagog, kërkues shkencor dhe gazetar i angazhuar me raportime të thelluara dhe investigime. Ai zotëron titullin shkencor “Profesor i Associuar” në fushën e medias dhe komunikimit dhe ushtron detyrën e lektorit dhe kërkuesit me kohë të plotë pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës [1] .

Elvin Luku
Elvin Luku
ProfesioniPedagog, Kërkues Shkencor, Gazetar
PunonjësDepartamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF, Universiteti i Tiranës
Njohur përStudime mbi median, raportime te thelluara dhe investigime
Çmimet
  • Nominim Special në CEI SEEMO AWARDS 2024
  • Vangjush Gambeta 2021

Karriera në Media

Redakto

Luku ka një karrierë të gjatë në media si gazetar prej vitit 2006. Dhjetë vitet e para ai ka qenë i angazhuar në mënyrë të pandërprerë në mediat audiovizive, afro nëntë prej të cilave në TV Vizion Plus, fillimisht si gazetar e më pas dhe si drejtues i zyrës së web.

Paralelisht, ai ka ndjekur studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, ku është aktivizuar dhe si lektor i jashtëm pranë UT-së dhe Kolegjit AAB në Prishtinë [2] .

Studime dhe Botime

Redakto

Në vitin 2016, Elvin Luku mbrojti tezën doktorale pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, me një temë të fokusuar mbi zhanrin e emisioneve talk show në televizionet shqiptare, studimi i parë i mirëfilltë në këtë fushë [3] . Një vit më vonë, ky punim u përshtat në një botim për lexuesin masiv dhe u publikua libri “Talk Show: Para dhe pas ekranit”, nga shtëpia botuese Pegi [4] .

Karriera Akademike

Redakto

Në vitin 2017, Luku shkëputet nga ushtrimi i profesionit të gazetarit në mënyrë aktive për të nisur një karrierë akademike. Ai zgjidhet “Lektor” pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” – Durrës, në profilin e “Marrëdhënieve Publike” [5] . Gjatë tre viteve në UAMD, krahas mësimdhënies në lëndë si “Teoritë e komunikimit masiv” dhe “Raportimit multimedial”, ai kontribuoi në rikonceptimin e kurrikulës së PR-it dhe hapjen e Masterit Profesional në “Komunikim Publik” [6] .

Në janar 2020, Luku konkurron dhe zgjidhet për pozicionin “lektor” pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF-UT [7] , ku vijon dhe ushtron detyrën e tij duke kontribuar si pedagog dhe si kërkues shkencor në revistën Studime Albanologjike dhe projekte ndërkombëtare Erasmus + [8] .

Kontributet në Kërkimin Shkencor

Redakto

Ai është autor i dhjetëra artikujve shkencor në revista shkencore vendase e ndërkombëtare, si dhe referues në konferenca shkencore në Shqipëri dhe ndërkombëtare në universitete të njohura në Itali, Spanjë, Portugali, Kroaci, Rumani e Kosovë [9] .

Aktivitetet dhe Kontributet në Media

Redakto

Paralelisht me ushtrimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Elvin Luku kontribuon në themelimin e Qendrës Shqiptare MediaLook në vitin 2018, ku emërohet në pozitat e Drejtori Ekzekutiv dhe kryeredaktor i portalit MediaLook [10] . Në këtë media online ai angazhohet me një seri artikujsh investigues [11] .

Në vitin 2024, një juri ndërkombëtare vlerëson punët hulumtuese të Lukut në tre vitet e fundit duke e vlerësuar me “Nominim special” në çmimet ndërkombëtare “CEI SEEMO AWARDS 2024[12] - Për merita të veçanta në gazetarinë investigative”. Në këtë kompeticion merrnin pjesë gazetarë nga 17 vende të Europës Qendrore dhe Jug-lindore”.

Në vitin 2021, investigimi i tij për kontrabandën e makinave të luksit u vlerësua me çmimin "Vangjush Gambeta" nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për "raportimin më të mirë ekonomik të vitit" [13] [14]

. Ai është drejtues i disa projekteve hulumtuese me donacione, përfshirë krijimin e databazës së parë me krime seksuale me të miturit në Shqipëri (2010-2019) [15], platformës kundër dezinformimit NewsLab[16] [17]dhe projekteve inovative si krijimi i redaksisë së parë me produksione TikTok në Shqipëri [18] .

Referime

Redakto
  1. ^ "Organika e personelit mësimorë të FHF". Universiteti i Tiranës. Marrë më 11 shtator 2024.
  2. ^ "Libri i Abstrakteve – Shtator 2017" (PDF). AAB College. Marrë më 11 shtator 2024.
  3. ^ "Elvin Luku". Universiteti i Tiranës. Marrë më 11 shtator 2024.
  4. ^ "Talk Show Para dhe Pas Ekranit". ADRION Ltd. Marrë më 11 shtator 2024.
  5. ^ "Elvin Luku". Academia.edu. Marrë më 11 shtator 2024.
  6. ^ "Departamenti i Shkencave Politike". Universiteti i Mjekësisë i Tiranës. Marrë më 11 shtator 2024.
  7. ^ "Shpallje për pozicionin lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit". Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Marrë më 11 shtator 2024.
  8. ^ "Fakespotting Project". University of Bologna (në anglisht). Marrë më 11 shtator 2024.
  9. ^ "ORCID Profile". ORCID (në anglisht). Marrë më 11 shtator 2024.
  10. ^ "MediaLook". MediaLook. Marrë më 11 shtator 2024.
  11. ^ "Elvin Luku". MediaLook. Marrë më 11 shtator 2024.
  12. ^ "CEI Award". SEEMO (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-18.
  13. ^ "Cmimet Vangjush Gambeta 2021 për Gazetarët e Ekonomisë". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2021. Marrë më 11 shtator 2024.
  14. ^ "Trapped in the Luxury Cars Smuggling Scheme". MediaLook. Marrë më 11 shtator 2024.
  15. ^ "Pedophilia in Albania". MediaLook. Marrë më 11 shtator 2024.
  16. ^ "Propaganda në Shqipëri". MediaLook. Marrë më 11 shtator 2024.
  17. ^ "NewsLab". NewsLab. Marrë më 11 shtator 2024.
  18. ^ "YouTube Video". YouTube (në anglisht). Marrë më 11 shtator 2024.