Emathia organ i Shoqatës Historike-Kulturore "Dilaver Kurti" Mat-Shqipëri, me qendër në Burrel. Kjo revistë filloi të dalë në qarkullim në fillim të vitit 2007, çdo tre muaj, me kontributin profesional të anëtarësisë së shoqatës dhe shumë intelektualëve, historianë, studiues dhe letrarë matjanë e më gjerë. Shtypi i dy numrave të parë të revistës u ndihmua nga njësitë vendore të pushtetit lokal të Matit dhe individëve të ndryshëm, ndërsa në vazhdim bëhet falas, nga Shtypshkronja "ILAR", Tiranë, me president zotin Ilir Lleshi.