Qyteti i Durrësit ka emblemen e tij, e cila është zbërthyer në flamur, në vulë e medialon. U bë i mundur mbas shpalljes së konkursit për emblemën e qytetit, hapur nën kujdesin e Drejtorisë së Muzeut. Mbas konkursit dhe debatit shkencor me pjesmarrjen e autoriteteve lokale, intelektualëve, forcave krijuese artistike e arkitektëve, fitoi maketi i paraqitur nga piktori Nikolet Vasia dhe nga konsulenti historian Sali Hidri. Medalioni me stemën e Bashkisë, u realizua në Monopoli të Italisë. Stema e Bashkisë u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr 41 dt 05.06.1995. Ajo paraqet tre momente të rëndësishme të zhvillimit historik të qytetit, dhënë nëpërmjet simboleve: Anija Liburne, Muri Rrethues i kohës së Perandor Anastasit I (491-518) dhe Luani i stemës së Karl Topisë që i dha pavarësi politike qytetit të Durrësit.[1]

Emblema e Durrësit

Referimet Redakto

  1. ^ Stema e Bashkise Durres

Shiko edhe Redakto