Emma Wiklund (lindi më 13 shtator 1968) e njohur me mbiemrin e vajzërisë Emma Sjöberg, është fotomodele, moderatore dhe aktore suedeze. Ajo u rrit në Huskvarna (Svarttorp).

Emma Sjöberg në vitin 2002

Pasi filloi karrierën si modele, ajo filloi të bëhet edhe aktore dhe është e njohur për rolin e saj si "Petra" në filmin francezë Taxi, Taxi 2, Taxi 3 dhe Taxi 4.

Në vitin 1993, Emma filloi një emision në TV3. Më 2004, ajo ishte moderatore e programit Babyboom në TV4 plus.

Emma është e martuar me gazetarin Hans Wiklund dhe së bashku kanë dy fëmijë.