Elsina Hidersha
Elsina Hidersha (15 mars 1989 - 28 shkurt 2011), e njohur më shumë nga emri artistik si Emmy, ishte një këngëtare shqiptare. Kënga më e njohur e saj ishte "Pse të dua ty", "A ma jep", "Rastësisht u pamë", dhe "Let It Play".
Elsina Hidersha |
---|
Vdekja
RedaktoHidersha u godit nga një makinë e drejtuar nga ish-i dashuri i saj, biznesmeni 47 vjeçar nga Kosova, Haziz Kelmendi. Policia tha se dyshojnë se incidenti ishte i qëllimshëm dhe ishte një çështje xhelozie. Thuhet se Kelmendi ishte shumë i dehur në kohën e incidentit. Incidenti ndodhi në orët e vona të 26 shkurtit 2011, kur Hidersha po largohej nga një klub nate ku kishte performuar. Kelmendi dyshohet se e ndoqi dhe e goditi atë me makinën e tij, edhe pse ai i mohon akuzat. Hidersha u soll në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe vuante nga dëmtimet e rënda të trurit dhe thyerjet e kafkës. Ajo përfundoj në koma dhe vdiq në mëngjesin e 28 shkurtit 2011.[1][2][3] Më 24 maj 2011, prokuroria mbylli hetimet duke deklaruar se vrasja e Emmy nuk ishte e paramenduar,por në vend të kësaj, ishte një vrasje nga pakujdesia dhe se Haziz Kelmendi do të gjykohesj për këtë.[4]
Referimet
Redakto- ^ Vipat.info: Vdes në spital këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha) (in Albanian)
- ^ "Koha e re: Vdes Emmy (Elsina Hidersha)" Arkivuar 19 gusht 2011 tek Wayback Machine (in Albanian)
- ^ Top Channel: Vdes këngëtarja 22-vjecare (in Albanian)
- ^ "Balkanweb: Prokuroria: Vrasja e Emit ishte aksident dosja në gjykatë" Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine (in Albanian)