Empedokli
Empedokli radhitet ndër figurat më të shquara të filozofëve të kohës parasokratiane të shkollës së Parmenidhit. Është i influencuar nga tri idetë të cilat edhe i mësoi, ata të Pitagorës dhe besimet Orfeike ; idetë Eleatike : dhe ndikimet nga Herakliti. Mbron tezën e Njëshes dhe mëtej, pasiqë nxen edhe mësimet e vijuesve të Pitagorës, përpilon kosmologjinë e vet. Zjarri, toka uji dhe ajri janë elementet që formojnë çdo gjë në gjithësinë e paraqitur në një sferë ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet në lëvizje nga dy forca të vetme : Dashuria dhe Urrejtja. E para është forcë bashkuese kurse e dyta forcë që sjellë ndarje. Përveç interesit mbi natyrën Empedokli merret me jetën politike dhe është mbrojtës i zjarrtë i demokracisë. Është poashtu i njohur si idhtar i doktrinës së migrimit të shpirtrave dhe si shërues, gjë që bëri të konsiderohet si hyjni nga bashkëkohanikët e tij. Për të vërtetuar pavdekshmërinë e tij, por më tepër nga krenaria joracionale, pas një banketi ndër besimtarë e miq, dëgjon një zë që e thërret dhe ai zhduket përgjithmonë. U gjuajt në flakët e Etnës nga i ngelën pa u djegur vetëm bronza e këpucëve. Apoteozë pak edhe e stërritur por sidoqoftë, dëshira Empedoklit u plotësua më së miri... Pretendonte të jetë Hyjni dhe i pavdekshëm ("Pastrimet"... unë kam ardhur tek ju si një Perëndi i pavdekshëm...) Këtë e arriti gjatë jetës e sidomos duke ju sakrifikuar Etnës. Kjo ishte dëshira e tij...
Empedokli fizikan dhe magjistar
RedaktoNë poemën "Natyra" flet për ushtrimin e forcës së magjisë mbi çdo gjë. Aty i drejtohet nxënësit të vet Posanias me fjalët : "Ti do ti mësosh të gjitha ilaçet kundër dhimbjeve dhe pleqërisë. Ti do të qetësosh vrullin e errërave të palodhshme... Për të mirën e njeriut ti, kur do të duhet, do të bësh që thatësia të zëvendësoj shiun dhe të kundërtën".
Përndryshe te Empedokli që në fillim vërejmë vendosjen e materies unike të përhershme. Çdo gjë e gjithkah është rrënjë e të qenurit. Asgjë nuk nuk vjen dhe asgjë nuk shkatrohet. Çdo gjë që është, ka qenë dhe do të jetë. Katër janë "rrënjët" që kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë : Zjarri (në formën e hyjnizuar Empedokli e quan Zeus), Uji, Ajri dhe Toka : këto janë bazat e Qenies dhe qëndrojnë në gjithësi dhe që kanë madhësinë e tyre edhe pse ai nuk ka njohurinë e rëndësisë së tyre. Dielli dhe yjet janë aty nga djithëmonë dhe nuk ska ç’të kërkojmë jashtë kësaj. Të gjithë kanë të njëjtën moshë. Kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë përçdoherë.
Shohim se në një mënyrë Empedokli pranon shumësin e vetive të specifikuara të pandryshueshme dhe shpjegon përzierjen e elementeve nëpërmjet proceseve mekanike. Përzierja bëhet mes elementeve me afinitete të përafërta dhe nuk ka asnjë lloj transformimi. Lumenjtë të mëdhenj gjithashtu mund të kalojnë nëpër pore të ngushta (këtu Empedokle bënë hapat e para në fushën e atomit). Toka mori lëndët e shumta nga uji e zjarri dhe kështu u prodhuan eshtrat, tuli, dielli dhe gjaku.
Principet dhe mekanizmi sipas së cilit prodhohen këta përzierje dhe ndërrime, janë dy veti (elemente) të rëndësishme : Përçarja (armiqësia) dhe nga ana tjetër : Dashuria (harmonia, gëzimi).
Tash shtrohet pyetja a është Empedokle i bindur në Njishën e materies apo pati tendenca të ndërlidh idetë e shumëfishit kaotik. A është pra Përçarja një rrjedhë e Mërisë dhe Dashuria një betejë kundër mbretërisë së Përçarjes ?