Emri i Zotit në Bibel
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(artikull i dyshimte me burime te jashtme te pa mjaftushme) |
Ky emër është Yahweh (יהוה, JHVH [1]). Kjo përkthehet : ”UNE JAM”. Dmth. Ai qe ekziston nga vetvetja.
Allah është emri i Zotit ne Kuran dhe Yahweh emri i Zotit ne Bibel. Ajo është interesante te theksohet është se emri Yahweh nuk i aplikohet asnjë “zoti” tjetër. Nuk ka asnjë rekord qe një popull tjetër adhuronte Yahweh. Ky Zot ishte unik dhe nuk adhurohej nga askush tjetër pervecse nga populli i Tij i zgjedhur. Pra, nga kjo ne kuptojme se ky emër (Yahweh) nuk u mor nga asnje kulture tjetër apo ndonje Fe. Ky emër erdhi nga zbulesa e përshkruar vetëm ne Bibel.
Muslimanet pretendojne se Allahu është Zoti i Bibles dhe ai permendet ne Shkrimet e Shenjta. Kjo është totalisht e genjeshtert. Emri “Allah” nuk gjendet as ne Dhjaten e Vjetër, dhe as ne Dhjaten e Re. Te vetmet raste kur Zoti thirret me emër ne Dhjaten e Vjeter, përdoret emri Yahweh, ose shkurtim i tij Yah. [Ketu duam te sqarojmë se emri Jehovah nuk është emër biblik, por u krijua nga judenjte si bashkim i zanoreve YHWH me zanoret e emrit Adonai].
Shkollaret myslimane janë përpjekur shume qe te provojnë se fjala arabike “Allah” është e njëjte me fjalën hebraike "Eloah", e cila ne fakt nuk është emër i pervecem por është përkthimi i fjales “Zot”. Ky emër mund te përdoret si për Zotin e vërtete, ashtu dhe për “zotat” pagane, idhujt, madje dhe për gjykatës njerëzore. Shkollaret myslimane besojnë se Allah është emri i pervecem i Zotit. Kështu ata preferojne ta përdorin këtë emër për ta dalluar zotin e tyre nga ai i hebrenjve, i te krishtereve apo dhe besimeve te tjera.
Nqs fjala “Allah” eshte version arabik i fjales hebraike “Eloah”, atehere Zoti do kishte dy emra te pervecem, Yahweh dhe Eloah(Allah). Kjo bie poshtë nga urdheresa e trete :
“Ti nuk do ta përdoresh me kot emrin (njejes) e Zotit tend, Yahweh” (Eksodi 20:7) Emri Yahweh përfshihet brenda emrit te Jezusit. Emri hebraik i Jezusit eshte Yah'shua. Pra “Yah Shpeton” ose “Yahweh shpeton”.