Ruensa Haxhiaj (lindi më 19 tetor 1995) ndryshe e njohur si Enca Haxhia ose shkurt Enca, këngëtare dhe kompozitore shqiptare.[1] Fama e saj u rrit pas publikimit të këngës "Ata nuk e din" bashkëpunim me reperin Noizy më 2014, duke mbledhur mbi 450,000 shikime në Youtube brenda 24 orëve.[2] Muzika me e skitur e saj eshte ne vitin 2016 "Best of" dhe "Kjo Verë". Më vonë u bashkua me Big Bastan në Këngën Magjike dhe vazhdoi të punojë me artista tjerë. Ajo mori pjesë në Top Fest dy herë, dhe kaloi në gjysmë finale në përpjekjen e saj të dytë. Ajo po ashtu mori pjesë në Zhurma Show në vitin 2016, ku fitoi katër çmime, përfshirë vendin e parë. Ajo është një nga këngëtarët më të famshëm në Shqipëri.

Enca Haxhia
Instrument(et)Vokal

Jeta e hershme Redakto

Haxhiaj lindi më 19 tetor 1995 në Tiranë në familje shqiptare, të besimit ortodoks.[3] Ajo filloi të përdor Keek, një rrjet social për postimin e videove. Ajo këndoi këngë të shkurta me pjesë të ndryshme, postoi video për jetën e saj ditore etj...

Diskografia Redakto

  • 2012 – "The Best Of"
  • 2012 – "Kjo Verë"
  • 2012 – "100" feat. Big Basta & Etnon
  • 2012 – "All That" feat. Big Basta
  • 2013 – "Dua të jesh ti" Top Fest 2013.
  • 2013 – "Jepe Tash"
  • 2013 – "Real Love" feat. Ardit
  • 2013 – "E ke radhën ti"
  • 2013 – "Baby Girl & Gangsta Boo" feat. B Genius
  • 2014 – "Ata nuk e din" feat. Noizy
  • 2014 – "Ishim ne", Top Fest 2014
  • 2014 – "A po t'pëlqen"
  • 2014 - Enca & Mozzik "Edhe njo"
  • 2015 - Soul Killa
  • 2015 - Call Me Goddess
  • 2016 - Dreq
  • 2016 - Bow Down
  • 2017 - Love on my body
  • 2017 - Ciao
  • 2018 - Dua
  • 2018 - Enca Haxhia - Rendez Vouz
  • 2018 - Enca Haxhia - Kujt po i han'
  • 2019 - Enca Haxhia - Balad
  • 2019 - Enca Haxhia - Hajde ft. Muharrem Ahmeti

Referimet Redakto

  1. ^ "Biografia e Enca Haxhia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""A po t'pëlqen" pyet Enca (Video)". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Enca, intervju për 60 sekonda". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto