Enciklopedia e Kurveleshit
Enciklopedia e Kurveleshit është enciklopedi rajonaele. Ky libër është botim i shtëpisë Botuese Toena, Tirana 2009 Autorët e kësaj vepre janë Nasip Meçaj, Xhemil Çelaj dhe Fatmir Toçi. ISBN : 978 - 99943 - 1 - 496 - 6 Faqet e librit 408.
Kurveleshi është një njësi etnografike e Labërisë. Përfshin 15 fshatra të ndara në Kurveleshin e Sipërm (10 fshatra) dhe në Kurveleshin e Poshtëm (5 fshatra).
Enciklopedi e Kurveleshit përmban rreth 2000 zëra për:
- Ngjarje dhe data historike në shkallë fshati, krahine e kombëtare
- Figura dhe personalitete historike të artit e të kulturës të fshatrave e të krahinës
- Objekte dhe dukuri gjeografike e kulturore të krahinës
- Objekte historike e të kultit
- Veshje, orendi, pajisje e vegla tradicionale
- Ilustrime me harta, grafikë, tabela, skica, skema e fotografi
- Shtojcë me objekte të ndryshme e toponime sipas fshatrave