Enciklopedistika
Enciklopedistika e njohur edhe si enciklopedika (gjermanisht: Enzyklopädik ose Enzyklopädistik), është një shkencë e cila merret me studimin e veprave të enciklopedisë, zhvillimin, organizimin dhe ligjshmërinë e veprës enciklopedike. Gjithashtu është një aktivitet profesional që merret me krijimin e këtyre veprave.