Energjia e rrezatimit te diellit

Energjia e diellit është burim i renovushëm dhe i pakufishëm , nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në Tokë. Energjia e diellit paraqet sasinë e energjisë e cila mbartet me rrezet e diellit.Energjia e diellit më së shpeshti perdoret per shnderrimi per energji te nxehtesise ne sistemet per uje te ngrohte dhe ngrohje dhe ne centralet solare, ndersa per shnderrim ne energji elektrike perdoren sistemet fotovoltaike.Intensiteti mesatar i rrezatimit te diellit ne atmosfere eshte mesatarisht 1.37(kW/m²)e cila njihet si konstanta e diellit(solare).Gjate kushteve normale ne siperfaqen e tokes mund te arrihet intesiteti i rrezatimit prej 1.0(kW/m²),dhe vlera e vertete varet nga lokacioni, stina e vitit,koha e dites,kushtet atmosferike,etj. Dielli poashtu përdoret edhe për rritjen e bimëve, etj.

Sistemet diellore energjetikeRedakto

  • Sistemet diellore te temperaturave te uleta
  1. Kolektoret diellor per ngrohje te ujit,
  2. Pergaditja e ujit te ngrohet, avujve.
  • Sistemet diellore pasive:
  1. Ngrohja natyrore e hapesires.
  • Centralet diellore.
  • Sistemet fotovoltaike.

Pamja e nje kolektori diellor qe perdoret per ngrohjen e ujit.

 
Kolektori diellor

Centralet diellore ndertohen sipas dy teknologjive te prodhimit energjise elektrike edhe ate:

  • Teknologjia e sistemit parabolik dhe
  • Teknologjia e sismetit me kulla diellore

Teknologjia e sistemit parabolik ne fillim eshte perdorur ne SHBA, dhe centrali i pare ne Europe qe punon me kete teknologji eshte ndertuar ne Spanje(Andasol ) dhe ka fuqine e instaluar 50MW.

 
Andasol Solar Power Station

Ky central eshte leshuar ne pune ne Nentor te vitit 2008.Ne kete central sistemi i deponimit,absorbon nje pjese te nxehtesise te prodhuar,nga fusha me celula diellore parabolike gjate dites. Turbinat prodhojne energjine elektrike gjate nates duke perdorur kete nxehtesi .Ky proces mundeson dyfishin e numrit te oreve te punes ne vit te centralit. Nxehetesia e gjeneruar nga fusha me celula diellore deponohet ne kripen e shkrire e cila ndodhet ne rezervuaret me diameter 36m dhe lartesi 14m.

Teknologji e sistemit me kulla eshte teknologji e veçanta diellore pasi ato kane mundesi te krijojne rezerva te energjise.Ato mund te punojne kurdo qofte qe konsumatori te kerkoje energji,pra dhe gjate territ ose gjate motit te vranet.Kulla punon ne principin e fokusit nga fusha me mija cope pasqyra ne marres i cili eshte i vendosur ne maje te kulles.Marresi grumbullon nxehtesine e diellit ne lengun e ngrohet i cili qarkullon dhe i cili perdoret per prodhimin e avujve per turbinen konvencionale me avull per prodhimin e energjise elektrike , te vendosur ne fund te kulles.Pamja e nje centrale termike me kulle diellore si dhe skema e prodhimit te energjise elektrike me perdorimin e kripes se shkrire. Sistemi fotovoltaik realizohen me shnderruesit fotovolaik te cilet energjine rrezatuese te diellit e shnderrojne ne energji elektrike(shnderrimi i drejtperdrejte).Sistemet fotovoltaike kane konstruksion modular per aplikim te shumefishte dhe me koeficient te ulte te shfrytezimit i cili sillet prej 10-25% . Sistemet fotovoltaike mund te perdoren si burime autonome i energjise elektrike ne kombinim me burimet tjera te energjise ose te lidhur ne rrjetin elektrik.

BurimetRedakto

LiteraturëRedakto

  • Gani Latifi "Shndërrimi i energjisë elektrike", 1997 Prishtinë