Energjia nga baticat
Energjia e baticës, gjithashtu e quajtur fuqia e baticës, është një formë e hidroenergjisë e cila e konverton energjinë e baticës në energji të dobishme, kryesisht elektricitet.
Edhe pse ende nuk përdoret gjerësisht, energjia nga batica ka potencial për të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike. Baticat janë më të parashikueshme se energjia e erës dhe energjia diellore. Në mesin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, energjia e baticës ka vuajtur tradicionalisht nga kostoja relativisht e lartë dhe disponueshmëria e kufizuar e vendeve me lartësi të mjaftueshme të baticave ose shejtësi rrjedhëse, kështu duke kufizuar disponueshmërinë e saj të përgjithshme.
Megjithatë, shumë zhvillime teknologjike të fundit si në dizajn edhe në teknologjinë e turbinave (p.sh. turbinat e reja axial, turbinat me kalimin e rrjedhjes), tregojnë se disponueshmëria totale e fuqisë së baticës mund të jetë shumë më e lartë se ajo e supozuar më parë, dhe se kostot ekonomike dhe mjedisore mund të ulen në nivele konkurruese.
Gjenerimi i energjisë nga batica
Redakto- Artikulli kryesor: Batica
Energji e baticës është marrë nga baticat oqeanike të Tokës; forcat e baticës janë ndryshimet periodike të tërheqjes gravitacionale të ushtruar nga trupat qiellor. Këto forca krijojnë lëvizjet përkatëse ose rrymat në oqeanet botërore. Për shkak të tërheqjes të fortë ndaj oqeaneve, krijohet një fryrje në nivelinin e ujit, që shkakton ngritjen e përkohshme të nivelit të detit. Kur niveli i detit ngrihet, uji nga mesi i oqeanit është i detyruar të lëvizë drejt bregdetit, duke krijuar një baticë. Kjo dukuri zhvillohet në një mënyrë të pagabueshme, për shkak të modelit konsistent të orbitës së hënës rreth tokës [1]. Rëndësia dhe karakteri i kësaj lëvizje reflekton në pozitat e ndryshueshme të Hënës dhe Diellit ne raport me Tokën, efektet e rrotullimit të Tokës, shtratin e detit dhe bregdetin.
Problemet me energjinë e baticave
RedaktoFuqia baticore mund të ketë efekte në jetën detare. Turbinat mund të vrasin aksidentalisht gjallesat e detit me rrotullat, edhe pse projekte si ai në Strangford paraqesin një mekanizëm sigurie që e fik turbinën kur afrohen kafshët detare. Disa peshq Mund të mos e shfrytëzojnë më zonën ku jetonin nëse kërcënohen nga një objekt në rrotullim të vazhdueshëm ose zhurmë. Jeta detare është një faktor i madh kur vendosen gjeneratorët e energjisë së baticës në ujë dhe për këtë arsye po merren masat për të siguruar që sa më shumë kafshë detare të jetë e mundur të mos preken prej tyre.
Për shkak se baticat shkaktohen prej forcave gravitacionale të Hënës dhe Diellit dhe rrotullimit të Tokës, fuqia e baticës është praktikisht e pashtershme dhe klasifikohet si një burim i ripërtëritshëm i energjisë. Lëvizja e baticës shkakton një humbje të energjisë mekanike në sistemin Tokë-Hënë: kjo është rezultat i pompimit të ujit përmes kufizimeve natyrore rreth vijave bregdetare dhe rrjedhjes së trashë viskoze në shtratin e detit dhe në turbullirë. Kjo humbje e energjisë ka shkaktuar rrotullimin e Tokës në 4.5 miliardë vjet që nga formimi i saj. Gjatë 620 milionë viteve të fundit, periudha e rrotullimit të tokës (gjatësia e një dite) është rritur nga 21.9 orë në 24 orë; në këtë periudhë Toka ka humbur 17% të energjisë së saj rrotulluese. Edhe pse përdorimi i baticës në energjitikë do të marrë energji shtesë nga sistemi, efekti është i papërfillshëm dhe do të vërehet vetëm gjatë miliona viteve.
Nëse flasim për sa i përket ditëve të sotme, në shekullin e 21-të, zhvillimi i hidroenergjitikës nëpërmjet përdorimit në masë të forcës së baticave dhe zbaticave për të prodhuar energji të shfrytëzueshme (elektrike), do të sillte përfitime të mëdha mjedisore.
Metodat gjeneruese
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ DiCerto, JJ (1976). The Electric Wishing Well: The Solution to the Energy Crisis. New York: Macmillan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhjet e jashtme
Redakto- Enhanced tidal lagoon with pumped storage and constant output as proposed by David J.C. MacKay, Cavendish Laboratory, University of Cambridge, UK.
- Marine and Hydrokinetic Technology Database The U.S. Department of Energy's Marine and Hydrokinetic Technology Database provides up-to-date information on marine and hydrokinetic renewable energy, both in the U.S. and around the world.
- Tethys Database A database of information on potential environmental effects of marine and hydrokinetic and offshore wind energy development.
- Severn Estuary Partnership: Tidal Power Resource Page
- Location of Potential Tidal Stream Power sites in the UK
- University of Strathclyde ESRU—Detailed analysis of marine energy resource, current energy capture technology appraisal and environmental impact outline
- Coastal Research - Foreland Point Tidal Turbine and warnings on proposed Severn Barrage
- Sustainable Development Commission - Report looking at 'Tidal Power in the UK', including proposals for a Severn barrage
- World Energy Council - Report on Tidal Energy
- European Marine Energy Centre - Listing of Tidal Energy Developers -retrieved 1 July 2011 (link updated 31 January 2014)
- Resources on Tidal Energy Arkivuar 14 nëntor 2012 tek Wayback Machine
- Structural Health Monitoring of composite tidal energy converters Arkivuar 25 mars 2014 tek Wayback Machine