Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Engjëll Agaçi, është lindur në Fier, më 15 Shkurt 1969. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Tor Vergata”, në Romë, ku edhe ka ushtruar për shumë vite profesionin e Avokatit.

Në vijim ka qënë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike të Krahasuar, duke e finalizuar me përfundimin e doktoraturës në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku dhe ka përfituar titullin Doktor Shkencash.

Më 17 Tetor 2015, Këshilli i Përgjithshëm i Akademisë Norman (Norman Academy) në Itali, i ka akorduar titullin honorifik “Akademik Nderi”.

Më 2 Qershor 2023, Presidenti i Republikës së Italisë, SHTZ. Sergio Mattarella, i ka akorduar titullin “Kalorës I Meritës së Republikës së Italisë”.

Nga data 15 shtator 2013- në vijim, mban funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë.