Eni Lena
Make Up Artist
Talenti i saj i patjetërsueshëm i ka dhënë mundësinë që të ndërthuri artin dhe të bukurën në profesionin e make up artist. Falë këtij talenti dhe punës prej vitesh ajo do të sjellë për të gjitha vajzat e reja që duan të ecin në hapat e saj, një metodologji që u mëson çdo gjë që u duhet.
Eni Lena ka lindur ne Tirane me 1984. Me nje pasion te hershem ndaj te bukures, ajo ju dedikua po aq heret artit te make-up duke shkrire me njera tjetren tonalitetet e ngjyrat e emrave me te njohur te produkteve te make up dhe dritehijet e krijuara nga dora e njeriut. Portretit femeror, te krijuar me hijeshi prej saj, I shtohen stilimet e kornizes se bukurise: flokeve.
E guximshme dhe moderrne, e mireinformuar per cdo ndryshim dhe tendence, Eni Lena eshte nje emer I pakontestueshem sot, ne boten e Back Stage te pasarelave shqiptare dhe ne kurimin e imazhit te zonjave dhe zonjushave .
Eni Lena eshte pjese edhe e portalit Beauty Care, per tu dhene keshilla te vlefshme per kurimin e fytyres suaj si ne jeten e perditshme, edhe ne evente me miq e familjare, por edhe ne evente shume personale, qe mund te shenjojne jeten tuaj
Eni është njohur shpesh për krijimet e saj ku imagjinata duket se shkon përtej normales. Rasti më i fundit ishte ai kur arriti të realizojë tek modelet make up me ngjyrat e kapsulave të Ama Cafe.Shumë artistë, personazhe të njohur të show bizz-it shqiptar kanë zgjedhur t’i besojnë asaj look-un e tyre për evente të rëndësishme. Ajo ka qenë përfaqësuese në juri në kompeticione gjigande për talentet e reja në fushën e make up-it, ndërsa shumë revista më në zë në vend i kanë besuar pamjet e jashtme të modeleve në faqen e parë të tyre. Tashmë e gjithë eksperienca e saj do të jetë e përmbledhur në një libër që do të shërbejë si manual suksesi për të gjithë të rinjtë. Metodologjia e këtij libri, krijuar nga Eni Lena dhe botuar ne korrik 2021, ka për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik, profesional editorial, fashion, etj.
Ajo ndahet nga 7 kapituj ku secila prej tyre shpjegohet hap pas hapi procesi i zhvillimit te teknikave te makeup professional. Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga e Shoqata Kombëtare “Bukuria Shqipëtare”, ku dhe ka kryer “Master Class” për metodat e fundit. Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit 2021, Make Up Artistja më me Influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri. E gjithë eksperienca e saj është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”, duke treguar metodologjinë e saj profesionale se si të mësojmë make up-et editoriale, televizive, ato të thjeshta apo për mbrëmje, jo më pak edhe make up-et për foto shooting dhe artistiket. Për një numër të madh të vajzave shqiptare, Eni Lena mbetet e pazëvendësueshme, sepse përveç profesionit që ushtron për 17 vite ajo është e licensuar për mësimdhënie nga Ministria e Punës dhe e Shërbimeve Sociale në Shqipëri për metodologji të certifikuar për makeup, krijuar nga Eni Lena.
Official Web : https://enilena.al/
Link te ndryshme :
- https://nyelitemag.com/2021/06/12/eni-lena-named-best-make-up-artist-of-2021/ Arkivuar 18 tetor 2021 tek Wayback Machine
- https://nyglamour.net/eni-lena-most-influential-celebrity-makeup-artist/ Arkivuar 27 shtator 2021 tek Wayback Machine
- https://www.gazeta-shqip.com/lifestyle/eni-lena-fiton-cmimin-e-ekselences-ne-industrine-e-bukurise-dhe-modes-i1142797
- https://www.fjalaelire.com/post/pro-make-up-artist-classes
- https://alb-spirit.com/2021/07/22/rrefehet-make-artistja-eni-lena-femrat-shqiptare-te-bukura-te-ekranit/
- http://gazetashqiptare.al/2021/07/03/rrefehet-make-artistja-eni-lena-ja-kush-jane-femrat-e-bukura-te-ekranit/
- https://www.tetovasot.com/2021/07/doli-nga-shtypi-libri-eni-lena-pro-make-up-artist-classes/
- https://alb-spirit.com/2021/07/02/doli-nga-shtypi-libri-eni-lena-pro-make-artist-classes/
- https://gazetadielli.com/eni-lena-beauty-game-changer-in-television-makeup/
- https://telegraf.al/suplement/agron-berisha-si-u-be-eni-lena-me-e-kerkuara-nga-vip-at-ne-industrine-e-makeup-it/
- https://www.youtube.com/watch?v=GNtLcbM802M
- https://www.youtube.com/watch?v=XzfEG6PaEto