Ennio Morricone
Enio Morikone (orig. Ennio Morricone), lindi më 10 nëntor 1928 dhe vdiq më 6 korrik 2020 në Romë) ka qenë kompozitor italian, i njohur veçanërisht për muzikën e tij të filmit. Ai klasifikohet si nje prej kompozitoreve me te zote te periudhes se tij. Ai ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur. Stili i imët i kompozimit pasqyrohet/ në muzikën e filmave spaghetti-western që i kompozoi për regjisorin Serxhio Leone, Një Grusht Dollarësh (orig. A Fistful of Dollars), I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari (orig. The Good, the Bad and the Ugly) dhe Na ishte Njëherë në Perëndim (orig. Once Upon a Time in the West). Në kohët e fundit arriti sukses me filmat Të Paprekshmit (orig. The Untouchables), Kinema Parajsë (orig. Cinema Paradiso) dhe Malena (orig. Malèna). Morikone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar per pese Academy Awards per muziken me te mire te filmit.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |