Enti Kombëtar i Banesave
(Përcjellë nga Enti kombëtar i banesave)
Enti Kombëtar i Banesave, shkurt EKB, është një ent qeveritar, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai merret me financimin dhe adresimin e nevojave për strehim të popullatës.[1][2]
Lloji | Ent |
---|---|
Selia | Tirana |
Drejtori i Përgjithshëm | Stefan Çipa |
Organizata amë | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë |
Faqja në internet | ekb |
Historia
RedaktoEKB-ja u krijua me anë të VKM-së “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave” më 4 maj 1993.
Veprimtaria
Redakto- Trajtimi dhe financimi i nevojave për strehim
- Të qenit faktori kryesor për realizimin e programeve mbi politikat e strehimit
- Financimi, Ndërtimi, dhe Administrimi i banesave
- Qiradhënia dhe shitja e banesave në kushtet e tregut të lirë dhe në mbështetje të politikave të strehimit
- Bashkëpunimi me bashkitë në zbatimin e politikave të strehimit