Enver Shehu
Enver Shehu (24 janar 1934 – 22 tetor 2009) ishte një ish trajner dhe futbollist profesionist futbolli.[1]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Enver Shehu | ||
Datëlindja | 24 janar 1934 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti | ||
Vendvdekja | Tiranë, Shqipëri | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1954–1955 | Luftëtari Tiranë | ||
1955–1963 | 17 Nëntori | ||
Karriera ndërkombëtare | |||
1957 | Shqipëria | 1 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1964–1970 | 17 Nëntori (ndihmës) | ||
1980–1987 | 17 Nëntori | ||
1992–1993 | Tirana | ||
1996–1997 | Tirana | ||
1998 | Teuta | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera me klube
RedaktoShehu e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 20 vjeç me Luftëtarin e Tiranës. Pas një sezoni ai kaloi te 17 Nëntori (KF Tirana), ekip me të cilin ai luajti deri në vitin 1963.[2] Në sezonin 1958, ai ishte golashënuesi më i mirë sëbashku me sulmuesin legjendar Refik Resmja të Partizanit.[3]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoShehu bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 15 shtator 1957 në një ndeshje miqësore kundër Kinës e humbur me rezultatin 3–2.[4] Kjo ishte ndeshja e tij e parë dhe e fundit me ekipin kombëtar.[5]
Karriera si trajner
RedaktoPas tërheqjes si futbollist në vitin 1963, Shehu nisi karrierën e tij si trajner, duke qënë ndihmësi i trajnerit legjendar Myslym Alla të 17 Nëntori nga viti 1964 e deri në vitin 1970.[2] Ai u bë trajneri i parë i ekipit në vitin 1980, post të cilin e mbajti deri në vitin 1987. Me Shehun trajner, Tirana fitoi dy kampionate dhe tre kupa. Vitet 1980' konsiderohen si vite të arta për Tiranën, e cila u rikthye në majat e futbollit shqiptar pas shumë vitesh.
Shehu gjithashtu e drejtoi Tiranën në dy raste të tjera pas rënjes së komunizimit, respektivisht në periudhat 1992–1993 dhe 1996–1997, duke fituar kampionatin në këtë të dytën. Ai është një trajnerët më të suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e klubit.[2]
Vdekja
RedaktoShehu vdiq më 22 tetor 2009 prej shkaqeve natyrale. Ai ishte 75 vjeç.[2]
Referime
Redakto- ^ "Enver Shehu" (në anglisht). Football Database. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ a b c d "Shuhet Enver Shehu, një prej ikonave bardheblu". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 22 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2020. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ ""Këpucët e Arta" të Shqipërisë, nga Refik Resmja te Iir Përnaska". Telegraf.al. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ "China 3–2 Albania" [Kina 3–2 Shqipëria] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ "Enver Shehu" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 2 shtator 2020.