Epirotët
Epirotë janë quajtur banorët që jetonin në perëndim të vargmaleve të Pindit të cilët në jug kufizoheshin me gjirin e Abrakisë (Artës së sotme) dhe në veri kufizoheshin me grykëderdhjen e lumit Vjosa. Vendi i tyre quhej Epir, një fjalë greke që ka kuptimin "kontinent".
Pirro i Epirit mbahet si mbreti më i famshëm i zonës. Ai vinte nga fisi mollos dhe e shtriu mbretërinë e tij të Epirit deri në Lezhë, gjë që më vonë beri të njihej si Epiri i Ri nga romakët. Prandaj edhe shqiptarët që banonin aty u njohen si epirotë. Gjithsesi Epiri i lashtë, i cili shtrihej nga Vlora e poshtë kishte më shumë popullsi greke. Kjo vërtetohet nga elementet e kulturës së lashtë helene të pranishme aty: tempujt, teatrot, mbishkrimet, emrat, feja etj. Pjesëmarrja në lojërat olimpike është një element tjetër kyç për të konfirmuar se epirotetë ishin grekë. Athiniotët zakonisht i quanin barbarë, me kuptimin "të pacivilizuar", pasi fiset e Epirit, më të njohur prej tyre mollosët, thesprotët dhe kaonët, jetonin në fshatra. Shqiptarët e populluan vendin pas vitit 1200, duke u shtyrë më poshtë prej presioneve sllave. Ilirët e kanë sunduar Epirin me periudha të shkurtra: mbretërit ilirë që e kanë pushtuar vendin ishin Glaukias dhe Agroni. Vija ndarëse e Epirit me Ilirinë ka qenë gjithmonë lumi Vjosa në lindje dhe Malet Akrokeraune në perëndim.